LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca kërkon ndryshime ligjore të Reformës në Drejtësi/ Manja tregon arsyen

18 Mars 2021, 18:42, Politikë CNA
Mazhoranca kërkon ndryshime ligjore të Reformës në

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka folur mbi vendimin e mazhorancës për të ndryshuar disa ligje të reformës në drejtësi.

Sipas tij, nuk synohet bllokimi i sistemit gjyqësor por të zgjidhet ngërçi që është krijuar në çështjet e pagjykuara të Gjykatës së Lartë dhe Apelit.

Në një intervistë për Frontline, Manja deklaroi se projektligjet e reformës në drejtësi priten të diskutohen në Komisionet Parlamentare.

?Sot Komisioni i Ligjeve dhe në komisionet e tjera  do miratojë shtesa dhe ndryshime në paketën e reformës, jane 10 projektiligje që po diskutohen, janë ndryshime që janë propozur nga institucionet e reja .Në thelb synojnë ti  paraprijnë situatave bllokuese të sistemit te drejtësisë për shkak te vetingut dhe renies së numrit të gjyqatarëve.Do ulet numri i cështjeve të pagjykuara në Gjykatën e Lartë dhe te Apelit?, tha Manja./CNA.al

Lajmet e fundit nga