LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ hedh shortin/ Ja si renditen partitë politike në fletën e votimit

18 Mars 2021, 15:51, Politikë CNA
KQZ hedh shortin/ Ja si renditen partitë politike në fletën e

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për rënditjen e subjekteve politike në zgjedhje e 15 prillit.

Shorti është hedhur për 12 partitë politikë, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë edhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditen pas subjekteve politike.

Sipas të dhënave, mësohet se Partia Social Demokrate e Tom Doshit  është rënditur e para në listë ndonëse regjistrimi i tij në zgjedhje është kundërshtuar nga SHBA.

Partia Socialiste është renditur e 12 në listën e votimit.

Koalicioni i drejtuar nga PD do renditet i 9-ti.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në vendin e 6.

Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit është rënditur e 11.

Bindja Demokratike renditet e 4-ta.

Nisma Thurje është rënditur e 7.

Balli Kombëtar është renditur i dytë.

Aleanca Demokracia e Re 10.

Aleanca Ora Kombëtare ? Emigracioni ? Bashkimi Popullor dhe Konservatorët 5.

Partia Lëvizja e Re 8.

Lëvizja Demokratike Shqiptare  3./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga