LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forcë përcaktuese në qeverisje/ Bindja Demokratike çel fushatën elektorale në Tiranë

18 Mars 2021, 18:30, Politikë CNA
Forcë përcaktuese në qeverisje/ Bindja Demokratike çel

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka çelur fushatën elektorale në Tiranë, si dhe ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Që në fillim të fjalës së tij, Patozi u shpreh se atmosfera që mbizotëron edhe në qytetet e tjera është e jashtëzakonshme dhe mjaft mbështetese.

Sipas Patozit, kjo forcë synon ndryshimin e vërtetë dhe jo thjesht rotacionin te pushtetit.

?153 kandidatët që janë në të gjitha qarqet e vendit, jo vetëm që janë të pastër, por në pjesën dërrmuese janë të rinj, ç?ka është një ndër armët më të forta të Bindjes Demokratike në këto zgjedhje dhe një arsye se përse ata duhet të votohen?, tha ai.

Ai shtoi se gara mes tyre është më e ndershmja, pasi listat janë të hapura dhe në parlament do të shkojnë pikërisht, ata apo ato, që marrin më shumë vota.

Patozi theksoi se rëndësi të madhe ka edhe bashkëpunimi, dhe përveç konkurencës, kandidatët të behen edhe ndihmë për njeri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë rezultati do të jetë edhe më i mirë. Sipas tij kandidatët mund të bashkohen edhe në grupe për të qenë pranë njerëzve, pranë nevojave të tyre.

Koordinatori i BD-së ka bërë publike edhe ambiciet e parties Bindja Demokratike në këto zgjedhje. Duhet qëndruar me këmbë në tokë, përpara një ngrehine të politikës së vjetër, e cila edhe pse është kalbur, nuk mund të rrëzohet vetëm me një goditje. Patozi u shpreh se Bindja Demokratike synon të jetë forcë përcaktuese në qeverisjen e ardhshme, për të realizuar ndryshimin e shumëpritur dhe jo thjesht rotacionin e pushtetit.

Zoti Patozi u shpreh se pritshmëritë e Bindjes Demokratike nuk janë për të fituar një apo dy mandate, por për të marrë më shumë se dy mandate dhe sipas tij kjo nuk është aspak e vështirë, sepse kandidatët kanë potencialin dhe vullnetin e duhur.

Së shpejti Bindja Demokratike do të shpalosë edhe programin e saj, i cili po i nënshtrohet diskutimeve dhe marrjes së mendimeve nga të gjithë anëtarët dhe kandidatët e saj.

Lajmet e fundit nga