LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debatet për AstraZeneca/ Manstirliu pas vendimit të EMA: I kemi besuar gjithmonë ekspertëve

18 Mars 2021, 20:46, Lifestyle CNA
Debatet për AstraZeneca/ Manstirliu pas vendimit të EMA: I kemi besuar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Log? ku po diskutohet për situatën e pandemisë dhe vendimin e EMA për AstraZeneca.

Ajo u shpreh se Shqipëria nuk e pezulloi si shumë vende të BE-së pasi i besoi shkencës dhe ekspertëve.

?Përgjatë një viti pandemie ne kemi vendosur, t?i besojmë ekspertëve dhe shkencës. Nuk duhet të lëkundet besimi te shkenca dhe ekspertët. Edhe kur patëm hezitime dhe disa vende Europiane morën vendime për të pezulluar për një kohë deri kur EMA të merrte një vendim, ne vendosëm të radhiteshim te ato vende që vijuan duke u  mbështetur te OBSH dhe agjencia e barnave e Britanisë, e cila nuk çedoi në udhëzimet për të vijuar vaksinimin me AstraZeneca. Këtë e bazuam gjithmonë edhe te vendimet e Komitetit tonë të Imunizimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga