LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi ftesë live Topallit/ Le të arrijmë akord paszgjedhor

18 Mars 2021, 22:01, Politikë CNA
Dashamir Shehi ftesë live Topallit/ Le të arrijmë akord

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka ftuar mbrëmjen e sotme Jozefina Topallin t?i bashkohet opozitës së Lulzim Bashës me një koalicon paszgjedhor.

Teksa kanë qenë të ftuar në “Opinion”, Shehi tha se djathta duhet të ketë brenda saj figura nga Topi tek Topalli.

Uroj me partinë e Topallit të arrijmë akord paszgjedhor. Unë jam për një opozitë që nis nga Topi tek Topalli. Unë kam ndërmend me nejt libero dhe po hyra brenda grupit. Unë nuk jam nga ato që marr letrat me shkrim. Mos u mundo t?i pëlqesh më shumë Ramës, të ka dëgjuar ai sonte“, theksoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kreu i LZHK-së i ka bërë ftesë Topallit për koalicion, pasi edhe në dalje të tjera ai ka kërkuar që Lëvizja për Ndryshim të bashkohet me ta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga