LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

17 Mars 2021, 19:39, Politikë CNA
“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të

Imunologu Gent Sulçebe është shprehur se Tirana deri në fund të qershorit të këtij viti do të ketë arritur 75% të popullsisë të imunizuar, duke llogaritur bashkë edhe vaksinimet por edhe ata që do e kalojnë Covid-in. Në një intervistë në ABC, ai u shpreh se Shqipëria do ta ketë arritur imunizimin në dhjetor.

?Nëse vazhdojmë me këtë ritëm. Flas për Tiranën, atëherë duke marrë parasysh vaksinimin, në dhjetor do kemi arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Pra mbi 75%. Infektime dhe vaksina. Deri në fund të qershorit për Tiranën besoj se do të kemi arritur 75% të imunitetit. Për Shqipërinë është pak më ndryshe. Aktualisht nuk është arritur 32-35%. Por kjo varet edhe nga vaksinimi dhe shpejtësia e vaksinimit. Është teorike?, u shpreh Sulçebe.

 

Lajmet e fundit nga