LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të pështysh veten në fytyrë"/ Besa Shahini sulmon Vjosa Osmanin

17 Mars 2021, 15:20, Kosova & Bota CNA
"Të pështysh veten në fytyrë"/ Besa Shahini sulmon

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mbi korrupsionin dhe krimin në Kosovë.  Ish-Ministrja e Arsimit ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur se deklarata e Osmanit është jo vetëm një deklaratë populiste por edhe anti-patriotike.

Sipas saj të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh veten në fytyrë, siç kanë bërë kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale.

?Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është ?krimi dhe korrupsioni?. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike.

Problemi kryesor për t?u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të ?pakorruptueshëm?,shkruan Besa..CNA.al

Lajmet e fundit nga