LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Salianji kthehet në “vrasës” për qytetarët në Korçë

17 Mars 2021, 19:45, Politikë CNA
Skandali/ Salianji kthehet në “vrasës” për

Ervin Salianji, i njohur për publikun me skandalin e ?Babales?, është kthyer në një nga personat më të papërgjegjshëm për komunitetin e Korçës.
Prej gati dy muajsh, Salianji është kujtuar për këtë qytet, ku po kërkon nga banorët mandatin e deputetit, po kthehet në një bombë shëndetësore për komunitetin e zonës.

Ndonëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid, ai nuk ka nguruar të zhvillojë aktivitete politike me grumbull të madh njerëzish.

Një skandal është regjistruar në takimin e sotëm, ku Salianji ka mbledhur me dhjetëra të rinj, pa asnjë distancë fizike dhe pa maska, thjesht dhe vetëm për të shkrepur një foto dhe për ta shpërndarë atë në rrjetet social, ku tregon entuziazmin për ?mbështetjen? që po i jepet, pa marrë me mend pasojat e rënda që do të sjellë në numrin e infektimeve.

Ky grumbullim i sotëm në fakt nuk tregon mbështetje, por nxjerrë në pah papërgjegjshmërinë totale të Salianjit, i cili si shumë politikanë të tjerë po mbledhin njerëz në kundërshtim me ligjin, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Por policia e Korçës duhet të ?zgjohet? dhe të marrë sa më parë masat administrative për të frenuar përhapjen e virusit nga partitë politike dhe jo të dënojë qytetarët e thjeshtë pse bëjnë një xhiro larg turmës dhe nuk kanë vendosur maskat.

Ndërkohë, kujtojmë se Salianji është një ndër kandidatët për deputetë në listat e Aleacës për Ndryshim. Basha e vendosi në lista duke hedhur poshtë të gjithë punën e bërë nga Komisioni i Vlerësimit dhe duke refuzuar të dëgjojë demokratët e Korçës.

Ervin Salianji u votua kundër nga demokratët, të cilët e skualifikuan nga lista e Korçës, por Basha ashtu siç bëri në 2017-ën, e vendosi në listë pa marrë parasysh se Salianji nuk kishte mbështetje në këtë qark./CNA.al

Lajmet e fundit nga