Connect with Us

Opinion/ Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

Sociale

Opinion/ Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

Publikuar

-

Mjaft vende në BE, edhe Gjermania, pezulluan vaksinimin me AstraZeneca-n pas rasteve të trombozës, tani po verifikohen edhe njëherë të dhënat. Fabian Schmidt mendon megjithatë, se kjo vaksinë nuk është më pak e sigurtë.

Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit morën vaksinën e Oksfordit të AstraZenecas. Por që të arrish në konkluzionin nga e gjitha kjo, se vaksina është e rrezikshme është shumë herët. Së pari është e paqartë ende, nëse trombozat vërtet kanë të bëjnë me vaksinën, dhe së dyti ne njerëzit i ekspozohemi përditë rrezikut të trombozës, se sa rreziku që na kërcënon ndoshta nga vaksina.

Korrelacion apo kauzalitet?

Në fillim duhet përmendur: Ka njerëz që pësojnë tromboza me ose pa vaksinë. Nëse kjo është rastësi apo është e lidhur me vaksinën, zakonisht e tregon statistika. Pyetja që shtrohet është: A ka shpeshtim të pazakontë të rasteve të trombozës pas vaksinimit? Nga ajo që dimë deri tani, nuk është ky rasti me AstraZenecan. Për shembull në Britaninë e Madhe mjekët kanë vaksinuar më shumë se 11 milionë doza të vaksinës britaniko-suedeze. Aty janë shfaqur tre raste të trombozës. Në 1,6 milionë raste të të vaksinuarve me AstraZeneca në Gjermani ka pasur 7 raste. Kjo do të thotë 4 raste në 1 milionë të vaksinuar që nga fillimi i vaksinimit në shkurt. Kjo lloj tromboze shfaqet edhe pa vaksinim përgjithësisht në popullsi, rreth 2 deri në 5 herë më shumë në 1 milionë banorë në vit. Rastet e paraqitura pas vaksinës janë ato të një furnizimi me 1 milionë doza. Në kaq shumë vaksinime ka gjasa që të vaksinuarit në një kohë të caktuar të zhvillojnë tromboza, gjë që mund të jetë rastësi.

Megjithatë autoritetet po bëjnë gjënë e duhur, që po i verifikojnë edhe njëherë me imtësi të gjitha rezultatet studimore, shifrat e paraqitura, sepse disa studime, për shkak të procedurave të përshpejtuara nuk janë përfunduar ende. Por të mos harrojmë, gjithmonë ka pasur edhe raste vdekjesh pas vaksinimit, sidomos mes personave shumë të moshuar apo të sëmurëve rëndë. Kjo është natyra, vjen një moment që ne ndërrojmë jetë, me ose pa vaksinim.

Rreziqet e larta të përditshme të trombozës

Nuk ka arsye për panik: Në momente të tjera ne me vetëdije marrim përsipër rreziqe shumë më të larta të trombozës, se tani, – që ndoshta – na kërcënohen nga një vaksinë. Disa shembuj të njohur nga shkenca: Nga 1 milionë gra që marrin pilulën kontraceptive rreth 1100 pësojnë një trombozë. Krahas kësaj është e provuar që rrethana të ndryshme apo sjellja jonë e dyfishon rrezikun e trombozës: mbipesha, udhëtimi, sidomos në fluturime të gjata, apo me automjet apo autobus, sie dhe duhanpirja. Të gjithë këta faktorë janë të njohur. Por ne duhet të kujtojmë edhe një gjë: Shfaqja e trombozave të venave të thella shihet si shumë e rrallë dhe më e rrezikshme se forma të tjera.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, më shumë se 500 të infektuar në 24 orë

Vaksinat shpëtojnë jetë, edhe vaksina e Oksfordit

Tani ne jemi para një vale të tretë dhe të rrezikshme të virusit. Për Gjermaninë ekspertët parashikojnë për ditët e pashkëve ndërkohë vlera treguese mbi 300 raste për 100.000 banorë në javë. Të gjitha vaksinat që janë aktualisht në treg kanë treguar, se ato funksionojnë. Që do të thotë: Ato pengojnë edhe tek varianti dominues i Coronës rastet e rënda të sëmundjes. E vërteta pra është – vaksinat shpëtojnë jetë. Edhe vaksina e AstraZenecas shpëton jetë. Para një vale pandemie botërore me mbi 120 milionë të infektuar dhe më shumë se 2,6 milionë viktima nuk e kemi luksin të hedhim poshtë as edhe një dozë të vetme vaksine. Çdo dozë vaksine duhet vaksinuar. Edhe unë, kur të më vijë radha do ta marr me dëshirë vaksinën e AstraZenecas./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Me ardhjen e pranverës, kërkojmë t’i rikthehemi plazheve të bekuara të këtij vendi por ende moti nuk është i stabilizuar.

Kështu, masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e enjte reshjet parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

Shiu dhe shtrëngatat në këtë periudhë të vitit bien në kohë të shkurtër dhe kanë tendencën të prekin lokalisht një territor.

LEXO EDHE:  Nga Elvi FUNDO/ Një mesazh për dhunuesit e gazetarëve

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ Më i ulëti në një muaj

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Publikuar

-

Nga

Eksperti rrugor: Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Aksidentet rrugore në vend kanë njohur rritje shqetësueseVetëm në 6 ditë, nga data 10 deri me 16 maj kemi pasur 43 ngjarje rrugore me 4 te vdekur 3 të plagosur rëndë.

Eksperti rrugor Arben Luzi tha për Euronews Albania se tejkalimi i shpejtësisë është nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas tij, nisur nga ky fenomen nga ana e policisë duhet të merren masa ndëshkimore më të rrepa me pezullim të lejeve të drejtimit për persona që ecin me shpejtësi tej normale të lejuara duke u bërë burim aksidenti.

“Edukata në fushën e qarkullimit rrugor po bie, ndëshkimi duhet të jetë më i madh. Duhen pika kontrolli në ato që quhen njolla të errëta dhe të pezullohen lejet e drejtimit për ata që ecin me shpejtësi, që është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi në Shqipëri erdhi para marsit”/ Pipero: Një i prekur me Covid-19 infekton 540 persona

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Otomanët e rinj dhe përvjetori i Skëndërbeut

Eksperti rrugor u shpreh se prania fizike e patrullave të policisë në rrugë ka një ndikim pozitiv që i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për të shmangur shkeljet e normave të qarkullimit rrugor./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mykotoksina, proteina të ulëta dhe asnjë kontroll”/Risku më i madh nga mielli i Serbisë dhe Kosovës

Publikuar

-

Nga

Nga Mariglen Mertiri

Pikat e shitjes së miellit në Shqipëri gjenden plot me produkte që nivelin e proteinave nuk e kanë të lejuar për prodhim buke, picash, etj. Bien në sy miellra nga Serbia e Kosova, me proteina të ulëta, pavarësisht brenda limiteve të deklaruara në ambalazh. Por kushdo, mund të marrë sasi të ndryshme mielli, që mund ta përdorë atë për furra puke, piceri, makarona e kudo, pa asnjë kontroll. Ndërkohë AKU, institucioni që e ka për detyrë, nuk është në gjëndje të garantojë gjurmueshmërinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri apo importohen, për destinacionin final dhe “topin” ia lë konsumatorit. Ndërkaq, nga analizat dhe interpretimi i ekspertëve, mykotoksinat në miell janë në nivelet maksimale të lejuara.

Konsumatorët ekspozohen çdo ditë ndaj rrisqeve të shtuara për shkak të produkteve që konsumojnë. Mes këtyre sfidave, qytetarët zgjedhin ose të informohen dhe të marrin vendime ose të jenë në dorë të subjekteve prodhuese duke ju besuar shëndetin e tyre. Përballë një morie produktesh që konsumohen, qytetarët perceptojnë si ekspozim më të madh ndaj padrejtësive dhe abuzivizmit produktet e shportës, sepse janë produkte që kanë një frekuencë konsumimi shumë të lartë, thuajse çdo ditë.

Produktet me bazë mielli janë pjesë e tryezave në çdo familje dhe kërkesa e shtuar për një bukë, kroasan, picë apo biskotë mund të sjellë rrezikun për të abuzuar nga tregtarët me limitet e përqëndrimit të proteinave dhe për të rritur sado pak fitimet, qoftë edhe në kohët e vështira ekonomike që po jetojmë.

Ndërkohë, produkti më masiv, buka, është ai me të cilin mund të abuzohet më shpesh për shkak të cilësisë së miëllit apo nivelit të proteinave. Kjo, pasi nmë tregje të ndryshme, në pika shitje, gjenden tonelata me miell me proteina të ulëta, i cili është importuar apo prodhuar në vend medestinacion industrinë, si pastiçeri, fabrika prodhimi produktesh brumi, biskota etj. Dhe, pikërisht për këtë, konsumatori nuk mund ta dijë asnjëherë, sepse ai sheh produktin final, bukën dhe nuk është në gjëndje të dijë as nivelin e proteinës në të e as miellin me të cilin është prodhuar. Gjithashtu, i njëjti abuzim mund të ndodhë dhe me picat, petët etj, produkte që konsumatori fundot nuk është kurrë në gjëndje të dijë se sa proteina po merr nga sasia e bukës apo produkteve tjera.

Pikërisht në këto pika shitjeje, kushdo mund të blejë lehtësisht sasi të mëdha mielli, me proteina më të ulëta sesa norma e lejuar për prodhim buke dhe t’i dërgojë në furrën apo picerinë e tij, etj.

Qendra ALERT, një Organizatë Jofitimprurëse, po zbaton projektin “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, si një ndihmesë për të rritur cilësinë e ushqimeve të tryezës, nisur edhe nga shqetësimet e konsumatorëve por edhe interesi i shtuar mbi sigurinë ushqimore. Për këtë arsye vendosëm të investigojmë cilësine e miellit që përdoret në tregjet e shumicës dhe pakicës dhe përdorimi korrekt i cilësisë së tyre për produktet e pastiçerive dhe brumrave në furrat e bukës apo byrektoret. Qendra ALERT bleu në disa qytete të ndryshme miellin që tregtohet në pikat e shumicës, por edhe pakicës për të analizuar nëse të dhënat e etiketës së deklaruar janë realisht edhe pjesë e produktit në brendësi. Dhe, lehtësisht mund të merrnim sasinë që donim, për ta përdorur në furrat tona të bukës, nëse do të kishim.

Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “Noval” analizuam përqindjen e proteinës në 5 lloje të ndryshme mielli që blemë në mënyrë të rastësishme në Elbasan, Tiranë dhe Kamëz, por edhe të mykotoksinave në përmbajten e tyre dhe më pas kërkuam intepretimet nga ekspertët e fushës se si rezultat e përftuara a janë në raport të drejtë me urdhrat dhe udhëzimet në fuqi të Ministrisë së Bujqësisë. Mykotoksinat në miell janë më të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit, ndërsa çështja e proteinave është kryesisht mashtrim, që nuk lidhet me sigurinë ushqimore, por me vlerat ushqyese që duhet apo mund të marrë çdokush.

Ministria e Bujqësisë për produktin “Miell Gruri”, referuar Udhëzimit të Ministrit Nr.207, datë 31.3.2015 “Për përcaktimin e treguesve të sigurisë dhe cilësisë së miellit të grurit të parapaketuar, për t’u shitur tek konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve të tjera ushqimore”, ka vendosur se niveli minimal i proteinës që duhet të ketë mielli që importohet në vendin tonë, për prodhimin e produkteve ushqimore është:

Për prodhimin e produktit ushqimor “Bukë (masive popullore)” niveli minimal i proteinës është 12% (ndaj lëndës së thatë).

Për prodhimin e produktit ushqimor “Bazë picash, krusan, petë” niveli minimal i proteinës është 12.5% (ndaj lëndës së thatë).

Për prodhimin e produktit ushqimor “Ëmbëlsira, kek, biskota, petulla” niveli minimal i proteinës është 9% (ndaj lëndës së thatë).

Për prodhimin e produktit ushqimor “Makarona” niveli minimal i proteinës është 11% (ndaj lëndës së thatë).

Pjese nga Udhezimi i Ministrit te Bujqesise, ku saktesohet niveli i proteinave ne miell dhe perdorimi, si dhe autoritetet pergjegjese per zbatimin e tij

Eksperti Kapllan Sulaj, i cili është edhe Dekan i Bioteknologjisë Ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, analizoi përgjigjet e laboratorit “Noval”, bazuar mbi kriteret e vendosura nga Ministria e Bujqësisë për miellin dhe përbërësit e tij.

Në qytetin e Kamzës në një subjekt të shitjes me shumicë të miellit blemë një thes miell 25 kg të markës “Elledi”, e cila prodhohet në Serbi dhe ofrohej si mundësi për tregun shqiptar.

Nga analizat e laboratorit “Noval” rezultoi se mielli “Elledi” pavarësisht se në paketim thoshte proteina mbi 9% dhe është i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, rezultoi se ka përmbajtje të proteinave 12.11%.

E krahasuar me limitin e përcaktuar nga legjislacioni, rezulton brenda normës. Mostra është analizuar gjithashtu edhe për praninë e mykotoksinave dhe tregon se është brenda limitit të përcaktuar në aktet nënligjore. Që në fabrikën e prodhimit, ky miell është destinuar për industri dhe jo për bukë apo pica.

Po në qytetin e Kamzës në pikën e shumicës blemë miell “M.Sillosi Finesa, Tip 500” me amblazh letre dhe i prodhuar ne Kosovë. Ne e analizuam në laboratorin “Noval” për përqindjen e proteinave dhe mykotoksinave në përbërje të tij. Nga analiza e kryer tregohet se, përmbajtja e proteinave rezulton 11.25%.

Vlera e raportuar rezulton brenda normës së deklaruar në ambalash, ku thuhet se minimumi i proteinës është 10 %. Rezultati për praninë e aflatoksina është brenda limitit të përcaktuar në aktet nënligjor. Siç e deklaron dhe prodhuesi në etiketë, mielli është i destinuar për indusrinë ku lejohet ky nivel proteine.

Në qytetin e Elbasanit në një market blemë miell gruri, “Euromill Erina”, miell gruri Tip 500 i prodhuar në qytetin e Elbasanit.

LEXO EDHE:  Protesta e ndërprerë

LEXO EDHE:  Covid-19!/ OBSH: Një përqindje e ulët e popullsisë ka zhvilluar antitrupa

Edhe për këtë mostër, analiza e kryer nga laboratori “Noval” tregohet se përmbajatja e proteinave rezulton 12.45 % dhe jo 13.5% sic është deklaruar në paketim, por gjithesesi referuar limit në legjislacion, ky miell rezulton brenda normës për përdorimim edhe për prodhim buke apo picash. Brenda normave rezultoi edhe përqëndrimi i mykotoksinave në monstrën e analizuar.

 

Në qytetin e Elbasanit u ble edhe një tjetër paketim mielli nga fabrika “Skraqi”.

Analiza e kryer nga laboratori “Noval” tregohet se përmbajtja e proteinave rezulton 12.56 %, e  krahasuar me limitin e përcaktuar nga legjislacioni, rezulton brenda normës. Tregues të tjerë analitik kanë qënë edhe provat për praninë e mykotoksinave dhe rezultoi se është brenda limitit të përcaktuar.

Në një market në Tiranë blemë një miell të importuar nga Italia me emrin “Amoruso, tip 00”, nga kampioni i marrë rezultoi se përmbajatja e proteinave ishte 10.85 % e  krahasuar me limitin e përcaktuar nga legjislacioni.

Edhe ky miell është i destinuar për industri apo prodhim ëmbëlsirash në shtëpi, ndërkohë që në etiuketë, proteina është e shënuar 10 g. Ndaj ky lloj mielli mund të përdoret vetëm për ëmbëlsira dhe për asnjë produkt tjetër. Tregues të tjerë analitik kanë qënë edhe  provat për praninë e mykotoksinave dhe rezultoi se është brenda limitit të përcaktuar.

Eksperti i teknologjisë ushqimore, Profesor Abdyl Sinani, pasi u njoh me rezultatet e monstrave të analizuara në 5 lloje të ndryshme mielli deklaroi se gruri i përdorur për përftimin e këtyre 5 lloje miellrash duhet të pastrohen plotesisht edhe me makineritë me abrazive dhe me furça, pasi sipas tij, kjo menyre pastrimi siguron largimin e mykotoksinave dhe te elementëve të tjerë që kanë ngarkesë deri në kufijtë maksimal.

“Nga analizat rezulton se, mykotoksina dhe përbërësit e tjerë janë në kufijtë maksimal të lejuar. Prandaj, fabrikat e miellit duhet të zbatojnë gjithë diagramën e pastrimit, duke vënë në punë edhe makineri që pastrojnë edhe brazdën e kokrrës së grurit nga mykotoksinat”, deklaroi Sinani. Pas analizimit të detajuara të këtyre monstrave, edhe pse shumica e miellit të blerë rezultoi brenda normave, shqetësimi mbetet prezent për qytetarët pasi ata nuk kanë një matës të sasisë të proteinave për miellin e përdorur për prodhimin e një ëmbëlsire, buke apo pice në subjektet e vogla tregtare.

Kjo, pasi një tregëtar miellin me 9% proteinë që është i destinuar sipas udhëzimit vetëm për ëmbëlsira, mund t’a përdorë në prodhimin e bukës masive që sipas kërkesës ligjore kërkohet përqëndrimi i proteinës mbi 12%. Ky lloj abuzimi mund të ndodh për shkak të fitimit që mund t’i sjell një çmim më i favorshëm për tregtarin e miellit që ka destinacion të ndryshëm nga sa shkruhet në etiketë.

Në këtë kontekst për të mbrojtur konsumatorin një rol vendimtar merr procesi i gjurmueshmërisë që ushtrohet nga Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit dhe sensibilizimi me kontrolle të shpeshta e bizneseve që ushtrojnë aktivietin në këtë fushë.

Të pyetur mbi sistemin e gjurmueshemërisë dhe ndërgjegjësimin që duhet të ketë konsumatori, AKU deklaroi çdo subjekt është përgjegjës për plotësimin e kushteve ligjore për hedhjen e cdo produkti në treg dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre.

“Theksojmë rolin e konsumatorit si “inspektori më i mire”, në lidhje me ndërgjegjësimin e tij për përdorimin e produkteve ushqimore, (përfshirë bukën si një nga produktet me masive), dhe blerjen e tyre vetëm në subjekte të cilat ofrojnë kushte ku siguria dhe cilësia e ushqimeve është sa me e garantuar. Shumë e rëndësishme mbetet përqasja qytetare dhe qëndrimi ndaj shkeljeve të ndryshme të cilat duhen denoncuar pranë AKU-së”, deklaroi zyra e shtypit e AKU-së.

Por, megjithëse përgjigjia e AKU është tejet zyrtare dhe diplomatike, konsumatori nuk është asnjëherë të gjëndje të indentifikojë nivelin e proteinës në bukë, pica apo produkte të tjera brumi. Dhe, është pikërisht detyrë e Autorititetit Kombëtar të Ushqimit, që ndjekë gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore. Në rastin konkret, edhe të miellit, i cili nëse është me proteina të ulëta duhet të shkojë vetëm për industrinë e prodhimit dhe jo të qëndrojë në shitje ku mund ta blejë kushdo e ta përdorë për çfarëdo.

Abuzimin që mund të shkaktohet ndaj konsumatorit, sipas AKU, duhet vetë ky i fundit të jetë vigjilentë për të kuptuar nëse mielli që është prodhuar produkti që duhet të konsumojnë është prodhuar me miellin me proteinën 9, 11 apo mbi 12%. Gjë e cila është absurde dhe nuk mund të evidentohet në asnjë rrethanë nga qytetarët. Me këtë kalim përgjegjësie AKU shmang kështu detyrimin e kontrollit rigoroz dhe fsheh mungesën e fushatave ndërgjegjësuese masive për bizneset dhe konsumatorët.

Faktet flasin. Në pikat e shumicës dhe pakicës ku shitej mielli, punonjësit nuk kishin asnjë kriter se për çfarë do të përdorej mielli që ata shisnin. Kur kërkohej një këshillë prej tyre për përdorimin e një lloj mielli apo një lloji tjetër, ata nuk benin diferencime sipas standardit të proteinave për destinacionin final të produktit, por të sygjeronin se nëse ishe një furrë e re buke apo byrektore, të zgjidhje miellin më të mirë të tregut dhe pas 2 apo 3 muajve të merrje një cilësi më të dobët, duke mashtruar konsumatorin dhe rritur fitimin e biznesit të ri, pasi mielli me proteinë më të ulët bënte diferencë në çmimin e blerë.

Inspektorët e AKU-së, ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme sipas këtij institucioni, dhe në përgjigje të kërkesës tonë nëse kanë hasur shkelje në përmbajtjen proteinike të millit që hyn në Shqipëri përgjatë dy viteve të fundit, AKU deklaroi se nuk ka konstatuar asnjë parregullsi.

“Sa lidhet me analizimin e mostrave te miellit për treguesin proteine informojmë se nga sektori PIK për periudhën 2019-2021 janë analizuar ne total  31 mostra, nga këto 8 ne laboratorin e AKU dhe 23 ne laboratorin e ISUV, të cilat kanë rezultuar konform deklarimit për përdorimin e miellit sipas nivelit te proteinës”, shprehet AKU

Gjurmueshmëria, ndërgjegjësimi i konsumatorit dhe biznesit mbeten hallka të dobëta të një sistemi, ku konsumatori mashtrohen çdo ditë dhe në shumë raste edhe rrezikojne shëndetin e tyre. 

LEXO TE PLOTE