LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të cilat trajtojnë Covid-19

17 Mars 2021, 16:10, Lifestyle CNA
Njihuni me pajisjet diagnostikuese të cilat trajtojnë Covid-19

Nga Ermand Mertenika, Inxhinieri Biomjekesor (Inxhinieri i respiratoreve).

Pandemia e Covid-19 e cila solli ç?ekuilibra të mëdha globalisht dhe sigurisht edhe në Shqipëri, shkaktoi dëme të mëdha në jetë njerëzish dhe sigurisht goditje të fortë e të gjithanshme ekonomike, duke shkaktuar një krizë të thelluar në drejtime  të ndryshme.

Covid-19 godet sistemin tonë respirator, pra mushkëritë tona. Ai bllokon njësitë më të vogla që quhen Alevola, të cilat dërgojnë oksigjenin në gjak dhe nxjerrin dyoksidin e karbonit.

Covid-19 pasi futet në rrugët respiratore infekton qelizat e shëndosha, dhe i shkakton atyre një modifikim të ADN-së e cila e kthen një qelizë, në një fabrikë të prodhimit të këtij virusi. Në këtë mënyrë pacienti i infektuar nuk ka më mundësi të marrë frymë në mënyrë natyrale dhe rrezikon të kalojë në vdekje klinike.

Pikërisht kjo pandemi është një sfidë e madhe për inxhinierët fizikantë dhe ato bio-fizikantë të cilët hulumtojnë zgjidhjet shkencore të mundshme dhe gjithashtu inxhinierëve gjenetikë, të cilët përpiqen të shpikin në lidhje me bllokimin e metamorfozës së qelizës së shëndoshë  nga elementi viral Covid-19, gjithashtu dhe mjekët të cilët janë në vijën e parë të trajtimit të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Fatmirësisht, deri diku kemi një ulje të violencës së Covid, që do të thotë, që po bashkëjetojmë me këtë element viral. Pra, analizuar matematikisht kemi një rritje të numrit të të infektuarve, pra rrezes së infektimit, dhe kemi një ulje të violencës, pra potencialitetit viral dhe fatmirësisht, shpikja e vaksinës është një sukses për parandalimin e tij.

 Covid-19 akoma vazhdon të jetë deri diku problematik

Në këtë moment një numër i madh qytetarësh të infektuar me Covid, të cilët e përjetojnë në simptoma të ndryshme, duke filluar nga A-simptomatikët deri tek ata të cilët e përjetojnë me simptoma shumë të rënda, deri në fazën e fundit të ndërhyrjes së drejtë ?Intubimi Invaziv Endotrakeal? por gjithashtu, vazhdimisht kemi një numër të madh pacientësh të cilët rikuperohen, pra shërohen totalisht dhe kjo investigohet çdo javë. Relativisht, në çdo javë kemi rritje në mënyrë graduale të pacientëve të shëruar (ky është princip i lidhur me ?Imunitetin e Tufës? pra sistemit imunitar të pacientëve.  Qelizat Limfatike, Qelizat T, Qelizat B, Anti-Korpet , Imunoglobulinat etj).

Qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera shtesë janë deri diku të predispozuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të simptomave Covid dhe këta qytetarë duhet të respektojnë në mënyrë principale rregullat anti-covid.

Gjatë pikut më të lartë, e cila ishte periudha shkurt-mars, karantimi në Shqipëri ndikoi në perceptimin e trajtimit të këtij elementi viral Covid-19. Dhe duke pasur parasysh që Covid-19 targeton mushkëritë e pacientëve, u analizua që pacientët të cilët u përshkallëzohej ky element viral shfaqnin probleme me frymëmarrje. Pra çdo ditë kishin vështirësi progresive të mungesës së oksigjenit në organizëm, dhe sipas kësaj, e vetmja zgjidhje për të trajtuar këta pacientë ishin pajisjet e oksigjenit.

Në pajisjet e oksigjenit përfshihen pajisjet monitoruese të oksigjenit (vlerës së oksigjenit në gjak) dhe pajisjet oksigjenuese të cilat janë: Bombulat e Oksigjenit, Gjeneratorët e Oksigjenit dhe ajo që ne i themi ndryshe ?mushkëria artificiale? (Respiratorët ? Ventilatorët e Reanimacionit)

Oksimetri Dixhital

Oksimetri Dixhital është një pajisje e lirë dhe vogël monitoruese e nivelit të oksigjenit (Monitoron saturimin eritrocideve / rruazave të kuqe me oksigjen). Këtë pajisje kushdo mund ta ketë në shtëpi.

Kjo pajisje të mundëson vigjilencën ndaj pandemisë, pra ndikon në perceptimin në kohë të infektimit. Niveli normal i oksigjenit në gjakun e pacientit duhet të jetë mbi 93% pra (94-100%).

Oksimetri dixhital është i rëndësishëm në këtë periudhë pandemie por njëkohësisht shkakton stres të tepruar psiko-neurotik te qytetarët, pasi qytetarët mund të alarmohen për një vlerë të vogël të devijuar momentale nën 94% , pra n.q.s vlera e oksigjenit bie në 93%, nuk është e thënë që qytetarët janë të infektuar, por kjo mund të jetë dhe ftohje bronkiale apo ndonjë patologji tjetër. Në qoftë se vlera e oksigjenit shkon në 93% dhe qëndron për një kohë të gjatë mbi 1-2 orë dhe n.q.s kjo vlerë bie gradualisht, atëherë duhen marrë masa emergjente shëndetësore.

Në anën tjetër të medaljes n.q.s vlera e oksimetrit dixhital tregon momentalisht 93% dhe pas 30 minutave shkon në 98 apo 99% kjo është diçka normale dhe e shëndetshme që nuk është arsye stresi psikologjik.

Pra e thënë ndryshe, kjo është një pajisje e cila në këtë periudhë pandemie është e rëndësishme.

Monitori i Pacientit

Monitori i pacientit është pajisje tjetër vlerësuese, e cila qartëson vlerat jetike të pacientëve si: rrahjet e zemrës, oksigjenin në gjak, tensionin, vlerat e frymëshkëmbimit, temperaturën etj.

Monitorët e pacientit përdoren në qendrat spitalore në (Reanimacion) pasi është aparaturë e shtrenjtë, por për çështje preferenciale mund të vendoset dhe në kushte shtëpie.

Pajisjet oksigjenuese/ Bombula e Oksigjenit

Bombula e Oksigjenit përmban sasi të lartë oksigjeni me pastërti mbi 90% dhe e pajisur me një kalibrator manometrik, i cili përcakton sasinë e dukur të oksigjenit që mund t?u jepet pacientëve në rast se vlera e oksigjenit në gjak ka rënë nën 93%. (Unë nuk ua sugjeroj qytetarëve, të cilët në rast infektimi të pajisen me bombulat e oksigjenit, pasi presioni shumë i lartë i oksigjenit në bombul mund të shkaktojë një shpërthim të mundshëm nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. Gjithashtu kalibratori manometrik duhet mirëmbajtur me kujdes pasi është metal i thyeshëm dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale.

Koncentratori i Oksigjenit

Koncentratori i oksigjenit është një pajisje e këshillueshme të përdoret te pacientët e infektuar me Covid, pasi kjo pajisje është e sigurtë dhe nuk ka risk. Gjeneratori i oksigjenit ekstrakton (filtron) oksigjenin nga ajri me anë të disa filtrave. Vlera që u jepet pacientëve është deri 5L/Min ose 10L/min.

Mushkëria Artificiale (Respiratorët )

Mushkëria Artificiale (Respiratorët) janë gama e rëndë e aparaturave të trajtimit të fazës së fundit të pacienteve me C, pra faza në të cilët Covid-19 ka progresuar në mushkëritë e pacientit dhe pacienti predispozohet të ketë vlerë shumë të ulët të nivelit të oksigjenit në gjak.

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët mbajnë në jetë këto pacientë në rast se intubohen (faza e fundit e trajtimit).

Këto pajisje më të përfolura të kohës, janë shumë të rëndësishme në këtë moment pandemie pasi luajnë rolin e mushkërive artificiale (Frymëshkëmbimi / Cikli  Spirometrik).

N.q.s gjendja e pacientit me Covid është e shumë e përkeqësuar atëherë vetëm respiratorët janë ata të cilët aplikohen.

Respiratorët aplikohen në dy mënyra: (Mënyra më e lehtë, e cila është faza e oksigjenimit me maskë ventilimi dhe mënyra e dytë dhe e fundit e cila është aplikimi me tub të drejtuar në trakenë e pacientit pra Intubimi Endo-Trakeal).

Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët)

Këto pajisje duhet të mirëmbahen dhe të sterilizohen vazhdimisht pasi pacientë të ndryshëm kanë sëmundje shtesë të ndryshme dhe për të evituar ngjitjen e sëmundjeve nga një pacient tek një tjetër, tubat e respiratorëve duhet të jenë ose njëpërdorimshme ose duhet të sterilizohen gradualisht për të evituar ngjitjen e sëmundjeve të tjera.

Gjithashtu softueri (programi i respiratorëve të sofistikuar ) është një pajisje me alarme emergjente, të cilave u duhet kushtuar shumë rëndësi dhe vëmendje në rast të një alarmi apo indikatori audio-vizual, i cili shfaqet kur respiratori është i aplikuar tek pacienti.

Covid-19 si çdo pandemi tjetër, gurit kilometrik të tij gradualisht do t?i vijë fundi, këshilla ime është vetëm të respektojmë masat anti-covid: Vendosja e maskës FFP1, dezinfektimi i duarve, ruajtja e distancës fiziko-sociale minimalisht 1m.

Lajmet e fundit nga