LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e rëndë në Fier/ Burri vret me thikë gruan

17 Mars 2021, 17:09, Aktualitet CNA
Ngjarje e rëndë në Fier/ Burri vret me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Sheq të Fierit ku burri ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Pas ngjarjes autori është larguar nga skena e krimit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se viktimë është shtetasja Irvana Medinaj, e cila është vrarë tragjikisht nga bashkëshorti Demokrat Medinaj.

“Sot rreth orës 17:20, në lagjen ?Sheq i Madh?, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga