LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta aktivisti i PD-së në Kukës/ Kolegët mesazh prekës: Na le pikëllim të thellë

17 Mars 2021, 21:48, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta aktivisti i PD-së në Kukës/ Kolegët mesazh

Aktivisti i Partisë Demokratike në Kukës, Dilaman Nela është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur  dega e PD-së me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në postim thuhet se në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.

?Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta te mikut, bashkëpunëtorit njeriu me vlera dhe të përkushtuar Dilaman Nelës, një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të Partisë Demokratike. Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit.

Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985. Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shkencat e agronomisë.

Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ?90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.

Ne vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjithë familjarët , miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij. U prehsh në paqe miku jonë?, thuhet në postim./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga