LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monitorimi i policisë/Ndëshkohen 1559 drejtues automjetesh

17 Mars 2021, 15:45, Aktualitet CNA
Monitorimi i policisë/Ndëshkohen 1559 drejtues automjetesh

Policisë rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar 1559 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, policia po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Në njoftim thuhet se gjatë  24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë vendosur 1559 masa administrative, nga këto:

467 masa administrative për parakalime të gabuara.

354 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

421 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

234 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

83 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

 

Lajmet e fundit nga