LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është droga më e fuqishme që përdoret sot nga njerëzit

17 Mars 2021, 07:36, Blog CNA
Kush është droga më e fuqishme që përdoret sot nga

Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, duhet të marrim parasysh disa gjëra.

Çfarë kuptojmë me termin ?e fuqishme??

A e kemi parasysh varësinë? Euforinë që ajo shkakton? Sa efektive, e rrezikshme, apo e përhapur është? Siç u shpreh dikur romancieri britanik Rudjard Kipling para Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve ?Fjalët janë sigurisht droga më e fuqishëm e përdorur ndonjëherë nga njerëzimi?.

Nuk ka dyshim që fjalët kanë fuqi ekstreme të bindjes dhe aftësisë për t?i nxitur njerëzit të bëjnë gjëra të mëdha, mbresëlënëse, të tmerrshme ape edhe tragjike, por ato në fakt nuk janë një drogë. Metafora e Kiplingut u përshtatet shkrimtarëve, por kirurgët në audiencën e tij kishin pa dyshim ide të tjera të bazuara në shkencë mbi drogën më të fuqishme në botë.

Britanikja ?The Independent?, raporton se droga më vdekjeprurëse në botë është aktualisht një lloj heroine që ka pasur efekte shkatërruese në Rusi. Më shumë se 1 milion njerëz në këtë vend thuhet se janë të varur nga ?Krokodili?, një lloj droge që me kalimin e kohës shkakton gangrena në lëkurë, të cilat shndërrohen në mish të kalbur me luspa, duke u ngjarë tamam zvarranikut prej nga e ka marrë emrin.
Përbërësit e kësaj droge të prodhuar në kushtet e shtëpisë përfshijnë qetësuesit e dhimbjeve, kimikate që përdoren për pastrim, dhe substanca të tjera helmuese që sigurisht nuk kane që në të destinuara të futen ne trupin e njeriut përmes venave të gjakut. Sidoqoftë, sipas STAT, heroina sintetike e njohur si fentanil është shumë më vdekjeprurëse sesa heroina, pasi mund të jetë 100 herë më e fuqishme sesa morfina dhe 10 herë më e fuqishme se heroina.

Disa nga drogat më vdekjeprurëse janë më të pranueshmet nga shoqëria

Ndërsa drogat me emra të frikshëm si ?Krokodil?, apo me një reputacion të çuditshëm si ato të heroinës dhe kokainës, tmerrojnë ata që shpresojnë t?i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt nga abuzimi me substanca të tilla, realiteti është se disa nga substancat më vdekjeprurëse të njohura nga njeriu mund të blihen thjesht në dyqanin e lagjes.

Sipas Qendrës së Varësisë në SHBA, alkooli është ende droga më vdekjeprurëse që shitet sot në treg. Statistikat tregojnë se ai shkakton më shumë vdekje sesa të gjitha drogat e tjera së bashku. Qendra citoi një studim të vitit 2010, i raportuar nga Reuters, që zbuloi se alkooli është më i dëmshme për përdoruesit sesa droga të tjera vdekjeprurëse që tregtohen në rrugë si heroina dhe kokaina. Studimi analizoi efektet e kombinuara të alkoolit mbi shëndetin fizik të përdoruesve, si dhe efektet e tij të dëmshme në jetën e të tjerëve në shoqëri. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pas alkoolit vjen sigurisht duhani, që vret gati gjysmë milioni amerikanë çdo vit, e cila raporton se pirja e duhanit ?mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve të parandalueshme dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara?.

Për krahasim, marijuana që prej kohësh është demonizuar dhe është e paligjshme, është treguar të jetë ndër ilaçet më pak të dëmshme në treg. Një studim i vitit 2015 i botuar në ?Scientific Reports?dhe i postuar nga ?National Center for Biotechnology Information?e klasifikoi alkoolin dhe duhanin si ?me të rrezikshëm? dhe kanabisin si një drogë ?me rrezik të ulët?.

Droga më popullore psikoaktive e përdorur sot mund t?ju befasojë

Drogat super të fuqishme dhe që krijojnë shumë varësi si opioidet dhe amfetaminat, ju vijnë ndoshta në mendje kur mendoni mbi ilaçin psikoaktiv më të përdorur në botë. Por mund të habiteni kur të zbuloni se në fakt ai konsiderohet si shumë më pak i dëmshëm, dhe një substancë që ndoshta e keni çdo ditë në kuzhinën tuaj.

Sipas National Geographic, kafeina është ?ilaçi më i njohur në botë për ndryshimin e humorit?. Kafeina gjendet tek kafja, çaji dhe në shumicën e pijeve të buta, por gjithashtu gjendet në gjithçka, nga çokollatat tek pilulat e dietave,dhe deri tek barnat për dhimbjen e kokës.
Sot ka çamçakëzë të mbushur me kafeinë, ëmbëlsira, akullore, drithëra, puding. Shumë nga këto gjëra janë produkte që u japim rregullisht fëmijëve. Por sipas National Geographic, sot shumica e foshnjave të lindura në vendet e zhvilluara vijnë në këtë botë tashmë duke e njohur shumë mirë shijen e kafeinës. Gjithsesi, ndryshe nga ?Krokodili?, fentanil dhe heroina,kafeina është treguar se ka përfitime shëndetësore si në lehtësimi i dhimbjes, rritjen e humorit, aftësive njohëse etj. Madje është zbuluar se ajo ndihmon edhe njerëzit që vuajnë nga astma./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.grunge.com/344739/this-is-the-most-powerful-drug-used-by-mankind

Lajmet e fundit nga