Connect with Us

Do të injektohet me AstraZeneca/ Kryeministri francez bëhet ‘shembull’

Bota

Do të injektohet me AstraZeneca/ Kryeministri francez bëhet ‘shembull’

Publikuar

-

Gjatë një intervistë për BFM-TV, kryeministri francez Jean Castex, ka deklaruar se menjëherë pas përgjigjes së EMA, pra Agjensisë Europiane të Barnave, do të injektohet me vaksinën AstraZeneca.

Ai shprehet se do të jetë një shembull për qytetarët, edhe pse ai është në moshën 55-vjecare dhe nuk është në listën e personave që duhet të vaksinohen në Francë, por do e bëjë këtë gjë për të ‘qetësuar’ qytetarët.

Kryeministri shprehet se nuk ka asnjë sëmundje dhe është pa asnjë shqetësim me shëndetin aktualisht.

Kujtojmë se vaksina AstraZeneca ka shkaktuar frikë te njerëzit pasi dyshohet se ka dhënë efekte anësore, por sipas OBSH vaksina nuk ka arsye të mos përdoret pasi nuk ka asnjë efekt anësor.

LEXO EDHE:  Coronavirusi/ Conte videomesazh popullit të tij: Kur gjithçka të mbarojë, italianët do të jenë krenarë

Sakaq, grupi farmaceutik anglo-suedez theksoi se nuk kishte asnjë provë të një rreziku në rritje për sa i përket një mpiksjeje të gjakut të shkaktuar nga vaksina e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Coronavirusi/ Conte videomesazh popullit të tij: Kur gjithçka të mbarojë, italianët do të jenë krenarë

LEXO EDHE:  Si do të hyjë në histori pandemia e Coronas

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganistan: Talebanët njoftojnë për një armëpushim për Bajramin

Publikuar

-

Nga

Një zëdhënës i Talebanëve njoftoi për një armëpushim mbarëkombëtar në Afganistan i cili do të hyjë në fuqi kur të fillojnë të enjten festa treditore e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit. Njoftimi pason një rritje të numrit të sulmeve nga grupi islamik kryengritës kundër forcave qeveritare në shumë provinca afgane. Njoftimi për armëpushim erdhi një ditë pasi disa shpërthime para një shkolle vajzash në Kabul shkaktuan vdekjen e më shumë se 60 personave, kryesisht nxënës. Talebanët thanë të dielën se udhëheqësit e tyre kanë udhëzuar luftëtarët kryengritës "të ndalin të gjitha operacionet sulmuese kundër armikut" në të gjithë vendin për t'u dhënë mundësi afganëve të festojnë në një "atmosferë paqësore dhe të sigurt". Megjithatë ata janë udhëzuar të thyejnë armëpushimin vetëm për vetëmbrojtje dhe të mos vizitojnë zonat armike ose të presin forcat afgane të sigurisë gjatë festimeve treditore të Bajramit. Talibanët kanë deklaruar edhe më parë armëpushime për Bajramin por kanë rifilluar luftimet menjëherë pas festës. Ministria e Brendshme afgane tha të hënën se pak para njoftimit të armëpushimit të Talebanëve të paktën 11 njerëz u vranë kur një shpërthim bombe goditi një autobus në provincën jugore Zabul.

Një zëdhënës i Talebanëve njoftoi për një armëpushim mbarëkombëtar në Afganistan i cili do të hyjë në fuqi kur të fillojnë të enjten festa treditore e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Njoftimi pason një rritje të numrit të sulmeve nga grupi islamik kryengritës kundër forcave qeveritare në shumë provinca afgane.

Njoftimi për armëpushim erdhi një ditë pasi disa shpërthime para një shkolle vajzash në Kabul shkaktuan vdekjen e më shumë se 60 personave, kryesisht nxënës.

Talebanët thanë të dielën se udhëheqësit e tyre kanë udhëzuar luftëtarët kryengritës “të ndalin të gjitha operacionet sulmuese kundër armikut” në të gjithë vendin për t’u dhënë mundësi afganëve të festojnë në një “atmosferë paqësore dhe të sigurt”. Megjithatë ata janë udhëzuar të thyejnë armëpushimin vetëm për vetëmbrojtje dhe të mos vizitojnë zonat armike ose të presin forcat afgane të sigurisë gjatë festimeve treditore të Bajramit.

LEXO EDHE:  Si do të hyjë në histori pandemia e Coronas

LEXO EDHE:  Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan/ Infektohet shoferi i autobusit dhe gruaja e tij

Talibanët kanë deklaruar edhe më parë armëpushime për Bajramin por kanë rifilluar luftimet menjëherë pas festës.

Ministria e Brendshme afgane tha të hënën se pak para njoftimit të armëpushimit të Talebanëve të paktën 11 njerëz u vranë kur një shpërthim bombe goditi një autobus në provincën jugore Zabul./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Publikuar

-

Nga

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Vaksina Johnson&Johnson kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion për të gjithë të rriturit në Gjermani, tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Jens Spahn.

Ai tha se autoritetet kanë vendosur që të mos e kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine vetëm te të moshuarit, për shkak të rrezikut shumë të rrallë nga mpiksja e gjakut.

Muajin e kaluar, vaksina Johnson&Johnson është pezulluar për disa ditë në SHBA, pasi një numër i vogël i njerëzve – kryesisht të rinj – kanë raportuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka ekzaminuar këto raste dhe ka dalë me konstatimin se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

EMA ua ka lënë vendeve anëtare të BE-së që të vendosin se si duan ta përdorin vaksinën Johnson&Johnson, e cila jepet me një dozë të vetme.

LEXO EDHE:  “Kosova nuk ka nevojë për minishengen”/ Haradinaj: Synimi ynë është BE

LEXO EDHE:  “Kosova nuk ka nevojë për minishengen”/ Haradinaj: Synimi ynë është BE

EMA: J&J duhet të ketë paralajmërim për mpiksje të rrallë gjaku

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet edhe ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila po ashtu është përcjellë me disa raporte për mpiksje gjaku.

AstraZeneca, për disa javë, u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Në Norvegji, ndërkaq, ekspertët e emëruar nga Qeveria e vendit rekomanduan që vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson të hiqen nga programi i imunizimit./rel

LEXO TE PLOTE