Connect with Us

Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

Kronika

Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

Publikuar

-

Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, i ndodhur më 17 Tetor 2020 është “shfryrë”, në mënyrë të çuditshme nga drejtësia.

Për atentatin ndaj biznesmenit u arrestuan Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani dhe Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Fillimisht ishte Gjykata e Tiranës që la të lirë njërin nga atentatorët  dhe më pas çuditërisht edhe Prokuroria, organi që pretendohej se do të apelonte edhe vendimin e parë të Gjykatës.

Skandali mban firmën e prokurorit Leonard Filopati.

CNA.al duke iu referuar burimeve zyrtare të sigurta, ka raportuar edhe më herët, mbi rolin dyshues të prokurorit Leonard Filopati në lidhje me këtë rast.

Sipas të njëjtave burime, prokurori Filopati është personi që ka ndërtuar gjithë skenarin për lirimin e personazheve, të cilët pas disa ditësh përgjimesh dhe survejimesh të telefonave, por edhe të kamerave të ambienteve publike u adresuan pas atentatit.

Risjellim në vëmendje, se biznesmeni Andon Dhima, është deklaruar për një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Andon Dhima
Andon Dhima

Në një letër të gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrrit të Ben Blushit.

Po, për prokurorin Leonard Filopati, duket se atentati ndaj biznesmenit, nuk ka autor, pasi gjasat tregojnë se hetimet nuk janë thelluar.

Ose prokurori Filopati është i paaftë ose ai merr urdhra nga shefat e autorëve të atentatit që ta mbulojë këtë çështje. Sigurisht që këto pikëpyetje ngrihen në kuadër të dyshimeve.

Gjithçka ka ndodhur në një kohë kur prokurori Filopati, që nga Dhjetori i vitit 2019,  është nën hetime nga Vettingu.

Ndërsa në Qershor të vitit 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të Filiopatit.

Një kopje e raportit është dorëzuar në Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Por, ky raport nuk e kufizon KPK, që të thellojë më tej hetimet për prokurorin Filopati, duke përfshirë këtu edhe dosjen e atentatit ndaj biznesmenit.

CNA.al sjell edhe pasurinë e prokurorit Leonard Filopati, i cili deklaron një apartament me sipërfaqe 84 m2 në Tiranë me vlerë rreth 70 000 euro. Sipas tij për të blerë këtë pronë, rreth 50 000 euro janë marrë kredi në vitin 2008, ndërsa 20 000 euro kanë qenë nga kursimet familjare.

Gjithashtu nën pronësi deklaron edhe një makinë Volsvagen Golf blerë në vitin 2013, me vlerë 4 500 euro.

Më të detajuar do ta gjeni më poshtë, pasurinë e prokurorit Leonard Filopati, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

LEXO EDHE:  Fier/ Përfundon hetimi për 5 ish-zyrtarët e ALUIZNI-t

Viti 2004

Ap banimi në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë.

Depozitë bankare 1 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në Fier, 55 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 535 924 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga raporti i lindjes,41 380  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një OJF, 100 000 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 44 900 euro.

Viti 2013

Shitur makina Audi A4 me vlerë 6 000 euro.

Blerë automjet Golf me vlerë 4 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 087 716 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një OJF, 904 dollarë.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 43 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 329 437  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga dy OJF, 2 400 dollarë dhe 3 350 dollarë.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 41 300 euro.

Viti 2015

Blerë automjet Smart, 1500 euro.

Shtesë në kursimet e pagës së bashkëshortes, 1 844 dollarë.

Pakësim nga gjendja cash në banesë me vlerë 220 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 320 543  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga tre OJF, 4 361 dollarë, 1 341 dollarë dhe 1 017 dollarë.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 39 600 euro.

Viti 2016 (Pas largimit nga funksioni)

Shtesë në kursimet e pagës së bashkëshortes, 848 dollarë.

Pakësime nga gjendja cash në banesë, 120 000 lekë.

Shtesë nga kursimet e pagës së bashkëshortes, 75 000 lekë të reja.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 318 847  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga dy OJF, 848 dollarë, dhe 75 000 lekë të reja.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 39 600 euro.

Viti 2019 (Deklarata para fillimit të detyrës)

Ap me sip 84 m2 në Tiranë me vlerë rreth 70 000 euro. Rreth 50 000 euro janë marrë kredi në vitin 2008, ndërsa 20 000 euro kanë qenë nga kursimet familjare.

Makinë Volsvagen Golf blerë në vitin 2013 ,me vlerë 4 500 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si specialist pranë Ministrisë së Drejtësisë, 61 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në tre OJF, 84 134 lekë, 13 270 lekë dhe 50 138 lekë.

Kredi për blerje apartamenti, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 33 800 euro.

Viti 2019 (Deklarata vjetore)

Gjendje monetare e të ardhurave të bashkëshortes, 1 028 223 lekë.

Gjendje monetare e të ardhurave të bashkëshortes, 407 850 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si specialist pranë Ministrisë së Drejtësisë, 2 188 100 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 32 840 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Kapen rreth 200 kg kokainë në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit në port është bllokuar kontinjeri në Portin e Durrësit ku dyshihet se ka pasur kokainë.

Ndërkohë që pritete edhe të dhëna të tjera lidhur me sasinë e kanfiskuar nga autoritete në Durrës pasi dyshohet se sasia mund të jetë më e madhe se 200 kg.

Nga informacionet mësohet se pas kontrollit të kontinerit në Portin e Durrësit, sasia e drogës është feshehur në tavanin e tij.

LEXO EDHE:  Kryetarja e LSI shënon “autogol”/ Ngushtohet “laku” për Metën dhe Kryemadhin?

LEXO EDHE:  Fotot-Skandali në "Fiks Fare"/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

Autoritete po punojnë për të sharruar tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pamjet-Arsenale armësh në Tiranë/ Policia jep njoftim zyrtar, çfarë u sekuestrua

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni policor i koduar “Kompleks”.

Policia bën me dije se ditën e sotme janë zbuluar dhe goditur edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e sektorit operacional dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK-ut, në vijim të operacionit policor të koduar “Kompleks”, kanë lokalizuar dhe goditur dhe 2 baza të tjera që shërbenin po për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë mëngjes, gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Donika Prela bën gati qelinë për Llallën/ Zbulohet pasuria e kryeprokurores që “tmerron” burrat

LEXO EDHE:  Kryetarja e LSI shënon “autogol”/ Ngushtohet “laku” për Metën dhe Kryemadhin?

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Gjenden të pajetë burrë e grua, një i djegur, tjetri i varur

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë/ Plagoset 16-vjeçari

Mesditën e sotme rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale Fëllënza Shirja, 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

LEXO EDHE:  Vrasja e shoferit të Xhafajt/ Misteri që i mori jetën 31-vjeçarit

LEXO EDHE:  Fier/ Përfundon hetimi për 5 ish-zyrtarët e ALUIZNI-t

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE