LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka vërtet vaksina më të mira, dhe vaksina më të këqija?

17 Mars 2021, 09:07, Blog CNA
A ka vërtet vaksina më të mira, dhe vaksina më të

Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë vaksinën, dhe sigurisht që nuk është një dukuri e viteve të fundit. Njerëzit kanë frikë nga efektet e saj anësore dhe rreziqet e mundshme pas vaksinimit, dhe ata duan që të jenë më të qartë mbi këto gjëra.

Gjithsesi, do të mjaftonte që gjithsecili të ndalet një moment dhe të mendojë mbi të dhënat dhe shifrat, për të kuptuar se ka shumë më shumë të ngjarë të vdesë në një aksident automobilistik sesa nga vaksinimi kundër Covid-19, dhe se përfitimet nga vaksinat që po shpërndahen aktualisht në Evropë janë shumë më të mëdha.

Por tani, me bllokadën e fundit ndaj një grupi vaksinash AstraZeneca, pas rasteve me trombozë dhe embolive pulmonare (të cilat deri tani kanë vetëm një korrelacion kohor me injektimin e vaksinës) dhe pezullimin e saj në gjysmën e Evropës si një masë paraprake, konfuzioni po shtohet.

Dhe kjo pavarësisht fakti se rastet e trombozës ishin 15 dhe ato të embolisë 22 në 17 milionë doza të injektuara. Bashkëpunëtorë për këtë kaos janë edhe mediat, që përmes titujve bombastikë me synim tërheqjen e vëmendjes së lexuesve që janë në kërkim të përgjigjeve, janë shpesh informacione të përafërta, të pasakta dhe ndonjëherë edhe të padobishme për të kuptuar atë që po ndodh realisht.
Për pasojë, ka ndodhur ajo që i frikësoheshim:fajësuam për çdo gjë që ka shkuar keq vaksinën, edhe para se të kishte një hetim mbi këtë çështje.

Klasifikime arbitrare

Falë përpjekjeve të mëdha të bëra globalisht nga i gjithë komuniteti shkencor, tani nuk kemi një por disa vaksina efektive kundër SARS-CoV-2, koronavirusit që shkakton sëmundjen e Covid-19.
Ndonëse vaksinat që po u injektohen njerëzve në Evropë janë aprovuar që të gjitha nga EMA (Agjencia Evropiane e Mjekësisë), qytetarët e secilit vend kanë hartuar një renditje personale të cilësisë së tyre, bazuar kryesisht mbi atë që u raportohet atyre nga qeveritë e tyre përkatëse dhe organet e shtypit.
Sipas një sondazhi të YouGov, vaksina e AstraZeneca është humbësja e madhe e javëve
të fundit. Ajo konsiderohet më efektive vetëm nga britanikët (që në fakt po i përjetojnë vetë efektet e saj pozitive).
Ndërkohë,mbi një e katërta e gjermanëve do të preferonin të prisnin dozën e një vaksine alternative, në vend se të zgjedhin të marrin atë të kompanisë biofarmaceutike anglo-suedeze. Gjithashtu, AstraZeneca renditet e fundit dhe në preferencat e italianëve, të cilët i konsiderojnë si më të besueshme vaksinat e Moderna dhe Pfizer.

Nuk jepet asnjë siguri

Këto të dhëna na nxisin të reflektojmë se sa ndikon mënyra përmes së cilës komunikohet një mesazh në perceptimin e vetë mesazhit. Dhënia e menjëhershme e alarmit me fjalët?Ujku! Ujku!?, përpara se të kemi një pasqyrë të plotë të situatës mund të jetë kundër-produktive. Kjo është më shumë se kurrë e vërtetë në një situatë si kjo aktualja, ku besimi i qytetarëve tek vaksinat është thelbësor për të qenë në gjendje që ta hedhim përfundimisht pas krahëve makthin e pandemisë.

Ngjarjet e ditëve të fundit, janë një konfirmim i kaosit që mund të shkaktojë një komunikim i paqartë dhe kontradiktor. Kështu e njëjta AIFA (Agjencia Italiane e Barnave) deklaroi për herë të parë më 14 mars, se alarmi mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca ishte ?i pajustifikuar?.

Ndërkohë vetëm një ditë më vonë po kjo agjenci vendosi pezullimin e përdorimit të saj ?si një masë paraprake dhe e përkohshme?.Sigurisht, nuk është mirë që qytetarëve t?u fshihet e vërteta apo rreziqet aktuale.
Gjithsesi, komunikimi duhet të jetë linear dhe koherent, dhe sensacionalizmi nuk duhet të mbizotërojë kurrë mbi objektivitetin e të dhënave. Derisa të mos ndodhë kështu, është e vështirë që opinioni publik të informohet si duhet dhe të ndërgjegjësohet mbi rëndësinë që ka vaksinimi kundër Covid-19./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.focus.it/scienza/salute/vaccini-anticovid-astrazeneca

Lajmet e fundit nga