LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaçka krah ambasadores Kim: Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, kyçe për reformat

16 Mars 2021, 12:40, Aktualitet CNA
Xhaçka krah ambasadores Kim: Marrëdhënia Shqipëri-SHBA,

Në ceremoninë e posaçme të organizuar nga MEPJ, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë vlerësuan se marrëdhënia mes dy vendeve vijon të ketë një rol të madh në reformat transformuese në Shqipëri.

?Unë kam pasur rastin ta shoh nga afër këtë mbështetje kur shërbeva si Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Në fakt jo vetëm mbrojtja, por mbarë transformimi demokratik i Shqipërisë dhe rrugëtimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian i detyrohet shumë mbështetjes amerikane. Reforma në drejtësi do të kishte qenë shumë herë më e vështirë pa këtë mbështetje. Mjafton të shohësh rezistencën që i ka bërë asaj fronti anti-reformë, mjafton të shohësh sesi lufton ky front edhe sot duke i parë zgjedhjet e 25 prillit si mundësinë e fundit për ta zhbërë reformën në drejtësi, për ta kuptuar sa jetike ka qenë kjo ndihmë?, nënvizoi në fjalën e saj ministrja Xhaçka.

Për kryediplomaten amerikane në Tiranë Shqipëria që dikur njihej si Koreja e Veriut të Evropës sot është aleate e SHBA.

?Sot Shqipëria në prag të anëtarësimit në BE, SHBA gati t?ju mbështesin ndërsa bëni këto ndryshime për anëtarësimin në BE. Ju keni bërë punën e madhe. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në forume të tjera. Udhëheqja e Shqipërisë në OSBE është dëshmi e kontributeve të shumta që Shqipëria mund të japë në skenën botërore?, tha ambasadorja Kim.

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, u publikuan për herë të parë edhe dy marrëveshjet e para të nënshkruara në vitin 1991: marrëveshja e nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe ajo e zbatimit të programit të Korpusit të Paqes të SHBA në Shqipëri.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga