LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

16 Mars 2021, 07:09, Sociale CNA
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë i gjithë territori paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herëpashershme.

Sipas Metoalb, pasditja dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga