LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Basha nuk i ndahet gafave/ Ngatërron datën e përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit

16 Mars 2021, 20:11, Politikë CNA
Video-Basha nuk i ndahet gafave/ Ngatërron datën e përfundimit

Kryedemokrati Lulzim Basha pas vizitësh në qytetin e Shkodrës ka vizituar edhe Kurbinin. Gjatë një videoje live i rrethuar nga mbështetësit e tij, ai ka bërë një tjetër gafë teksa po fliste për peligrinazhin në Kishën e Laçit.

Basha tha se pelegrinazhi përfundonte në 12 qershor, por qytetarët e korrigjuan dhe i thanë se data e saktë është 13 qershori.

Basha deklaroi se e kishte mendjen te ditëlindja e tij që është në datën 12 qershor, një ditë para përfundimit të pelegrinazhit.

?Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë që është e shenjtë për katolikët e lidhet me Kishën e Shna Ndojit. Por është edhe e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë pelegrinazhin më 12 qershor kur Shqipëria do të marrë pjesë?, me 13, me 12 e kam mendjen…

Behari më korrigjon, me 12 është datëlindja ime, me 13 është nata e Shna Nojit?, tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga