Connect with Us

Shfaqi komplikacione pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/ Flet infermieri nga Hasi, si paraqitet gjendja e tij

Shëndeti

Shfaqi komplikacione pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/ Flet infermieri nga Hasi, si paraqitet gjendja e tij

Publikuar

-

Shfaqi komplikacione pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/ Flet infermieri nga Hasi, si paraqitet gjendja e tij

Infermieri Muhamed Lleshi nga Hasi i cili shfaqi probleme shëndetësore pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer në datë 13 mars, ka folur pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Pas komplikacioneve ai u dërgua menjëherë në spitalin e Gjakovës ku dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Ai ndër të tjera tregon momentet e vështira kur iu fry barku pas dozës së dytë të vaksinës.

“Jam vaksinuar në datë 13. U mjekova në spitalin e Gjakovës. Gjendja ime është përmirësuar. Kam pas shqetësime të jashtëzakonshme dhe fryrje barku, 40 minuta pasi bëra vaksinën. Nuk lejohet më shumë se 10 minuta në ambientet ku bëhet vaksina.

Kam kaluar Covid-19 në muajin korrik të vitit të shkuar. Falenderoj spitalin e Gjakovës për trajtimin. Kam marrë vitamina dhe hollues gjaku, 4 herë në ditë. Kujtova ha se më kalon ha se më kalon dhe përfundova në Has. Nga Hasi shkova në Gjakovë,” tha Lleshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Këtë të mërkurë janë realizuar 11, 445 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se deri më tani që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912, 874 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë viktimë dhe vetëm një rast me Covid.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta i koronavirusit/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston, ka transmetueshmëri më të lartë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iris Hasibra, ka folur sot për variantin Delta të Covid-19, i cili është përhapur në rreth 46 shtete të botës.

Hasibra tha se autoritetet shëndetësore janë në monitorim të situatës dhe të udhëtarëve, të cilët vijnë nga vendet e prekura.

“Ne jemi një vend i hapur me udhëtarë dhe si rrjedhim rreziku sikurse edhe erdhi varianti britanik dhe për variante të tjera kjo është diçka që ndodh gjithmonë. Raste të dyshuara mund të ketë në kuptimin e udhëtimeve në këto vende që kanë qarkullim të variantit Delta, ne jemi në monitorim të situatës. Masat janë marrë. E kemi në kontroll situatën”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Infektimi me Covid-19 i mjekut Kraja/ Vjen reagimi nga Ministria e Shëndetësisë

LEXO EDHE:  Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut

Specialistja e ISHP-së tregoi për Abc News se ky variant ka transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik.

“Mendohet se ky variant ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik që qarkullon në vendin tonë, që edhe ai ishte 50% më i transmetueshëm se varianti origjinal. Ne me teknologjinë e avancuar kemi përshtatur përveç sekuencimit, kemi përshtatur metoda alternative të identifikimit”, deklaroi Hasibra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  Aludimet për manipulimin e shifrave/ Tritan Kalo jep përgjigjen e prerë

LEXO EDHE:  Çfarë mund të na çojë në një izolim të dytë/ Flet Rakacolli: Këto janë dy kushtet që duhen parë

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE