LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet sërish numri i viktimave/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

16 Mars 2021, 17:10, Lifestyle CNA
Rritet sërish numri i viktimave/ Ja sa raste të reja janë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3005 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 17 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Mars 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 749
Të shtruar në spitale 445
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3005

Testime totale 517,081
Raste pozitive 118,492
Raste të shëruara 81,810
Raste Aktive 34,605
Humbje jete 2077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23202
Fier 2566
Durrës 1618
Vlorë 1554
Shkodër 1295
Gjirokastër 1223
Korçë 846
Lezhë 734
Elbasan 545
Berat 357
Dibër 350
Kukës 315

Lajmet e fundit nga