LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në 25 Prill nuk do të lejohet vendimmarrje korrupive”/ Meta i shqetësuar për Vjosën

16 Mars 2021, 09:30, Politikë CNA
“Në 25 Prill nuk do të lejohet vendimmarrje korrupive”/

Presidenti, Ilir Meta ka përshëndetur fituesin e çmimit alternativ ?Nobel?, Michael Suçoë, për përkrahjen publike të dhënë për kauzën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

?Ndaj të njëjtin qëndrim me ekologjistin e shquar gjerman, të shprehur edhe në letrën drejtuar Kryeministrit ende në detyrë, por edhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian, për të ndalur çdo projekt shkatërrimtar në lumin Vjosa, që siç me të drejtë ai e cilëson ?është një dhuratë të madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë europianët dhe më gjerë?- u shpreh Meta.

Meta nuk ka hequr dorë nga mesazhet politike në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.

?Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.Referendumi historik është një mundësi e shkëlqyer për ne dhe komunitetin përgjatë lumit Vjosa për t?i dhënë ndëshkimin e merituar me votë të gjithë atyre që këtë pasuri kombëtare dhe europiane duan ta zhvatin për llogari të pasurimit të një grushti oligarkësh?- u shpreh ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga