Connect with Us

Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia/ Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën

Aktualitet

Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia/ Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën

Publikuar

-

Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia/ Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën, si unë kanë vepruar edhe gjyqtarë të tjerë

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka thyer heshtjen për herë të parë, duke folur nga qelia, ku është izoluar me kërkesë të SPAK që në 11 shkurt 2021, pasi u arrestua në sallën e gjyqit teksa po lironte vrasësin e radhës nga burgu.

Shqiptarja.com zbardh rrëfimin e gjyqtares së Krujës për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke dhënë versionin e saj për lirimin nga burgu të Indrit Dokles dhe Hekuran Billës, që të dy të dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyqtarja pranon se ka kryer shkelje, kur ka liruar nga burgu në shkurt të 2019 Hekuran Billën, i cili u vra në qershor 2010.

Duke pranuar pjesërisht gabimin, Enkelejda Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, duke pranuar që të ndëshkohet me një masë disiplinore të lehtë, por jo me shkarkim nga detyra. Ky propozim nuk është pranuar nga kreu i ILD-së, i cili i ka kërkuar KLGJ-së të shkarkojë gjyqtaren nga detyra, pasi ka liruar jo dy, por pesë të dënuar, duke në shkelje flagrante të ligjit.

Ndërsa për lirimin e Indrit Dokles, gjyqtarja Enkelejda Hoxha thotë se e ka marrë vendimin bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga burgu i Fushë-Krujës, ku përfshihet konkluzioni i mjekut se i dënuari kishte probleme shëndetësore, raporti pozitiv i shërbimit të provës në Krujë dhe i gjithë dokumentacioni i parashikuar në ligj. Me këtë qëndrim, Hoxha zgjeron rrethin të të implikuave në biznesin e lirimit nga burgu të ish-krerëve të bandave.

Për të dy rastet në fjalë, gjyqtarja e Krujës thekson se prokurori i çështjes dhe kryeprokurori i Krujës nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimeve të saj. Bëhet fjalë për Prokurorin Bujar Memia, për të cilin ILD ka kërkuar gjithashtu që të shkarkohet, pasi ka heshtur për lirimin nga burgu të të dënuarave para afatit.

Ndërkaq, në rrëfimin e saj, Enkelejda Hoxha thotë se edhe gjyqtarë të tjerë kanë liruar në të njëjtën mënyrë të dënuar nga burgu para kohe, por sipas saj, këto raste nuk janë trajtuar as nga mediat dhe as nga organet e drejtësisë. Hoxha ndalet në disa raste konkrete.

Në vijim, gjyqtarja Enkelejda Hoxha thotë se ka pasur disa problematika familjare, duke u përlotur, por që nuk kanë ndikuar në detyrën e saj. Gjyqtarja ndalet edhe tek komentet e politikës pas arrestimit të saj nga SPAK, ndërsa u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të mos ndikohen dhe intimidohen, por të gjykojnë me objektivitet.

Rrëfimi i Enkelejda Hoxhës

“Në pamundësi të paraqitjes së materialeve për shkak të situatës, në të cilën ndodhem, pasi jam në paraburgim që nga data 11 shkurt 2021, kërkoj të relatoj si më poshtë: Sa i përket pretendimeve të ILD për lirimin e dy shtetasve, të dënuarit Indrit Dokle dhe të dënuarit Hekuran Billa, kërkon të parashtroj sa më poshtë:

Shqyrtimi i kërkesës me objekt aplikimi i dënimit alternativ, qëndrim në shtëpi, është bërë duke iu referuar dokumentacionit shkresor të përcjellë nga IEPV-në (burgu) Fushë-Krujë, nga administrimi i dokumentacionit mjekësor, dhe konkretisht nga administrimi i kartelës klinike administruar nga ky institucion, nga mjeku përkatës i atashuar pranë IEPV-në (burgu) Fushë-Krujë, i cili në shpjegimet e tij të përshkuara në këtë dokumentacion përkatës, ka evidentuar problemet shëndetësore, të cilat ai ka pasur nga momenti që është akomoduar pranë këtij institucioni.

Gjithashtu, gjykata, në shqyrtimin e kësaj kërkesa penale, ka administruar edhe raportin e përcjellë nga zyra e shërbimit të provës Krujë, e cila pasi ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës dhe të marrjes së të dhënave plus intervistimit të familjarëve të të dënuarit, ka paraqitur një raport pozitiv, duke u shprehur dakord me kërkesën për qëndrimin e të dënuarit në shtëpi.

Dua të theksoj para jush se ky vendim është i formës së prerë, pasi as prokuroi i çështjes dhe as titullari i këtij institucioni nuk e ka ushtruar ankimin ndaj këtij vendimi.

LEXO EDHE:  Liroi të dënuarit me burg/ Vajza e gjyqtares bën deklaratën e forte: Mami ka qenë e detyruar

Sa i përket rastit tjetër (Hekuran Billa), të trajtuar në raportin përkatës, kemi pranuar pjesërisht kryerjen e shkeljes dhe që më pas, në përputhje me nenin 135 të ligjit nr. 96/2016, të propozonim marrëveshjen e përbashkët për masë ndëshkimore, e cila sigurisht nuk duhet të ishte ajo ekstreme. E them këtë pasi në rastin konkret, lirimi i të dënuarit nuk solli as pasoja apo dëme lirimi i tij, pasi që nga momenti kur i dënuari është liruar nga shkurti i vitit 2019 deri në çastin kur është vrarë, nuk është përfshirë në asnjë ngjarje apo vepër tjetër penale.

Gjithashtu lirimi i tij është bërë mbi bazën e dokumentacionit përkatës së sjellë nga IEPV-në (burgu) Fushë-Krujë, ku i gjithë dokumentacioni ka qenë pozitiv në të gjitha rubrikat përkatëse të vlerësimit të sjelljeve, përcjellë nga ana e institucionit ku ai vuante dënimin. Dokumentacioni u përcoll tek zyra e shërbimit të provës Krujë, e cila ka paraqitur një raport pozitiv sa i takon lirimit të këtij të dënuari para kohe.

Përsëri në rastin konkret, aq prokurori i çështjet dhe as titullari i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nuk ka ushtruar ankim, duke bërë që vendimi përkatës të jetë i formës së prerë.

Lidhur me trajtimin që i është bërë këtij gjykimi, mund të them me bindje se trajtimi në raportin e ILD-së, është i veçuar, pasi edhe në gjykatat e rretheve të tjera gjyqësore, janë shqyrtuar, gjykuar dhe pranuar kërkesa për lirim para kohe me kusht të të dënuarve të tjerë, të cilët edhe pse nuk kanë pasur fatin e Hekuran Billës dhe kanë kryer vepra të tjera penale, as institucionet përkatëse nuk kanë incizuar procedime disiplinore, dhe as mediat e shkruara apo vizive nuk janë ndalur në këto raste apo nuk kanë komentuar gjyqtarë apo prokurorë konkretë.

Kemi pasur edhe raste të tjera lirimi të të dënuarve, të cilët kanë pasur këtë fat. Konkretisht, i dënuari me inicialet A. K, banues në Shkodër, ku lirimi i tij pas solli ngjarjen tjetër, ku pas një jave ky shtetas është vrarë. Lirimi i tij është bërë nga një gjyqtare tjetër, jo nga unë. Dhe as mediat dhe as institucionet e drejtësisë nuk e kanë trajtuar këtë rast.

…që nga muaj tetor i vitit 2004, unë punoj pranë Gjykatës së Krujës dhe prej 17 vitesh jam angazhuar maksimalisht për të ushtruar profesionin dhe detyrën time si gjyqtare. Kam gjykuar me përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të gjitha çështjet që më janë caktuar për të gjykuar. Kam qenë korrekte dhe gjithmonë prezence në punë, duke mos munguar asnjë ditë në punë. Jam sjellë me etikë si me kolegët apo me stafin e gjykatës, edhe me palët në proces, duke mos pasur asnjë situatë konfliktuale apo debat që mund të lidhe me ushtrimin e detyrës.

Përgjatë gjithë viteve kam përballuar ngarkesë të madhe në gjykimin e çështjeve, e cila mund të shihet shumë qartë në çdo analizë vjetore.

Me gjithë vështirësitë dhe problematikat familjare që kam patur, pasi jam një nënë e vetme që rris dy fëmijë, një 9-vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e autizmit dhe vajzën 13-vjeçare, duke qenë nënë edhe baba për ta. Në asnjë moment nuk kam anashkaluar apo neglizhuar punën time.

Ashtu si edhe familja, e cila është e shtrenjtë për mua dhe janë jeta ime, sigurisht që puna është jeta ime. Ndaj, unë do të doja të kërkoja nga ana juaj që të gjykoni me objektivitet të pandikuar apo intimiduar nga komentet mediatike, nga komentet e përfaqësuesve politikë, të cilat sigurisht që kanë qenë të padrejta, duke më etiketuar me shprehje që nuk më përkasin mua. Ndaj unë do të doja që të vlerësoni dhe të gjykoni me objektivitet këtë kërkesë dhe këtë proces”./Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi se ai ishte ndryshe.

Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.

Por le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij  me bas të djegur kërkon të performojë lart në politikë.

U fut nga penxherja, sicc thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.

Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.

Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.

Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.

I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.

Në fakt Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.

LEXO EDHE:  Covid “mbërthen” gjykatën e Durrësit/ Gjyqtarë e prokurorë rezultojnë pozitivë

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë/ Pse Gjykata la të lirë gruan e “Mirit të Xhikes”

Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e VLorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre. por thjesht një deputet me mandate “të blerë”.

Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi bëhet me Bujar Leskajn.  Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt,  por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.

Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.

Në Tiranë së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?

Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.

Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt.

Le të ndalemi këtu si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t’u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Metani: Nuk jemi ende aty ku duhet, inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët për më shumë motivim

Publikuar

-

Nga

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kujtuar sot Ditën e Drejtësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se 108 vite më parë nënshkruesit e Pavarsisë hartuan “Kanunin e Zhurisë”.

Ndër të tjera Metani ka uruar gjyqtarë, prokurorë dhe të gjithë ata që lidhen me fushën e drejtësisë ku theksoi se është një ditë për të reflektuar mbi të gjitha vështirësitë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare për të arritur në nivelet e sotme.

“108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë. Gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike.

Eshtë një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme. Eshtë dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë”, ka shkruar Metani.

Sipas tij, drejtësia nuk është aty ku duhet por është ligji dhe kushtetuta që nuk të krijojnë asnjë mundësi që institucionet të kenë ndikim të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Liroi të fortët nga burgu/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Krujës

LEXO EDHE:  Ardian Çapja del nga spitali/ Kërkon lirimin nga burgu

Metani ka theksuar se duhet respektuar parimet e shenjta të profesionit ku shton se çdo prokuror apo gjyqtar i bën shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tonë.

Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për cdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi. Duke respektuar parimet e shenjta të profesionit, duke ruajtur të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, cdo gjyqtar e prokuror i bën një shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tone”, është shprehur Metani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën/ I nxjerr foton e 4 viteve më parë dhe e ironizon

Publikuar

-

Nga

Blendi Çuçi në vend të Lleshajt/ Befasohet Nard Ndoka: Rama ka rrëshqitur me këtë emër!

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndoka ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah për krah me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017. Basha dhe Ndoka ulur krah njëri tjetrit, kanë buzëqeshur teksa kanë qenë duke duartrokitur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

LEXO EDHE:  Klodiana Lala zbardh detaje/ Gjyqtarja Hoxha nuk ishte e vetme, ka dyshime për grup të organizuar

LEXO EDHE:  Liroi të dënuarit me burg/ Vajza e gjyqtares bën deklaratën e forte: Mami ka qenë e detyruar

Kujtojmë se Ndoka e bën Bashën përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE