LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhet tu kërkosh falje grave dhe vajzave që ke dhunuar”/ Floriana Garo i kthehet Ramës

16 Mars 2021, 16:43, Politikë CNA
“Duhet tu kërkosh falje grave dhe vajzave që ke dhunuar”/

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, Garo tregon se Rama duhet t?u kërkojë falje grave dhe vajzave të dhunuara dhe te ofenduara nga vetë ai.

Garo shton se ka ardhur koha që vajzat shqiptare të marrin vendin që iu takon dhe dinjitetin që iu është shkelur këto vite.

?Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t?u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj! Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to?, tha ajo.

Kujtojmë se pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama nxorri një foto të kandidates për deputete në Kavajë Grida Duma, e cila u komentua gjatë për mënyrën si u soll kryeministri me një femër, që nga shumë persona u cilësua si veprime bullizuese dhe seksiste./CNA.al

Lajmet e fundit nga