Connect with Us

Bashkëshorti i dënuar për korrupsion/ Prokurorja “lan hesapet” e tij në drejtësi

Vetingu

Bashkëshorti i dënuar për korrupsion/ Prokurorja “lan hesapet” e tij në drejtësi

Publikuar

-

Prokurorja Ajola Ymeri (Premçi), që nga Dhjetori i vitit 2019, është nën hetim nga Vettingu.

Prençi e ka ushtruar detyrën e prokurores ndërmjet Shkodrës, Matit dhe Kurbinit.

Emri i saj është lakuar për arsye të hetimit dhe dënimit të bashkëshortit të saj prokuror, disa vite më parë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me 2 vite burg ish-drejtuesin e Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Pukë, Pëllumb Preçi, që është bashkëshorti i prokurores Ajola Ymeri.

Preçi u dënua për “Korrupsioni pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” për të ashtuquajturin “Skandali i Pukës” duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Çështja e bashkëshortit i ka kushtuar prokurores Ymeri në punën e saj.

Gjatë hetimit për dy mjekët B.L dhe V.M, të cilët mjekuan ilegalisht atentatorin e Laçit, Eduart Lamajn, avokatët e tyre, kanë kërkuar përjashtimin e prokurores, pikërisht për shkak të bashkëshortit të saj të dënuar për korrupsion.

Në një kohë që prokurorja Ymeri, mban pasojat e dënimit të bashkëshortit, ky i fundit sipas të dhënave të pasurisë së ILDKPKI-së, ka nisur punën si avokat.

Referuar deklaratave të  pasurisë, prokurorja Ymeri thotë se posedon një shtëpi banimi 75 m2,  me vlerë 2 450 000 lekë dhe në vitin 2013 ka blerë blerë banesë 92.4 m2 me vlerë 8 491 560 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorka Ajola Ymeri.

Viti 2003

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 75 000 lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi 75 m2,  me vlerë 2 450 000 lekë.

Hua për blerje ap, me vlerë 2 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 774  864 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë 1 549 728 lekë.

Viti 2005

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër,930 600  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë 930 600 lekë.

Kredi në shumën 2 495 880 lekë. Pa shlyer 1 584 480 lekë.

Viti 2006

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 952 560 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë 952 560 lekë.

Kredi në shumën 2 495 880 lekë. Pa shlyer 744 480 lekë.

Viti 2007

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 900 949  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë 293 960 lekë dhe në Pukë, 831 632 lekë.

Kredi në shumën 2 495 880 lekë. Shlyer.

Viti 2008

Gjendje cash në shtëpi, 1 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 941 101 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 386 039 lekë.

Viti 2009

Kursime 1 200 000 lekë.

Gjendje cash 1 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 760 963 lekë.

LEXO EDHE:  Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 570 492 lekë.

Viti 2010

Cash, 2 400 000 lekë.

Gjendje cash, 1 500 000 lekë.

Shpenzime për blerje automjeti 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 930 003 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 858 679 lekë.

Viti 2011

Gjendje cash, 3 900 000 lekë.

Të ardhura të krijuara gjatë vitit, 2 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 937 952 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 918 145 lekë.

Viti 2012

Banesë me sip 75 m2.

Makinë Mercedez Benz.

Gjendje cash, 6 000 000 lekë.

Të ardhura të krijuara gjatë vitit, 1 700 000  lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 021 883  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 915 840 lekë.

Viti 2013

Blerë banesë 92.4 m2 me vlerë 8 491 560 lekë.

Gjendje cash 7 700 000 lekë dhe 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 824 734  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga prokuroria, Shkodër, me vlerë në Pukë, 1 807 554 lekë.

Kredi për blerje banese 800 000 lekë. Pa shlyer 328 589 55 lekë.

Viti 2014

Hua nga kunati 300 000 lekë.

Kredi për blerje banese 800 000 lekë. Shlyer.

Të ardhura të krijuara gjatë vitit, 1 211 677 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 211 677 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Mat, 1 132 065 lekë.

Hua nga kunati 300 000 lekë. Pa shlyer 300 000 lekë.

Viti 2016

Blerë Volsvagen Polo, me vlerë 60 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 594 47 lekë.

Gjendje cash 500 lekë.

Overdraft, 39 635 95 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Mat dhe Kurbin, 1213 894 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 500 lekë.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë rrjedhëse, të pagës 55 725 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 220 26 lekë.

Detyrime ndaj klientëve të bashkëshortit, 1  320 000 lekë.

Gjendje cash, 280 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Kurbin, 1 381 273 lekë.

Fitim i bashkëshortit si avokat, 2 005 603 lekë.

Gjendje cash 280 000 lekë.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë rrjedhëse, -51 468 61 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 077 10 lekë.

Detyrime të klientëve të bashkëshortit,  192 000 lekë.

Gjendje cash 150 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Kurbin, 1 377 540  339  lekë.

Fitim i bashkëshortit si avokat, 531 936 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Mbyllet Vettingu për 2019/ Cila ishte puna e një viti

LEXO EDHE:  “Prokurorët mos të bëjnë sherr”/ Ish-ministri apel për arrestimin e Markut

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/ Telefoni i Kasmit nxjerr zbuluar gjyqtarë, prokurorë dhe policë

LEXO EDHE:  “E vetmja shtëpi që nuk preket në Astir”/ Klevis Balliu denoncon prokuroren dhe dosjet e bujshme që ka mbyllur

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE