LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ademi: Nëse vërtetohen efektet anësore, EMA mund të tërheqë miratimin për AstraZeneca

16 Mars 2021, 19:54, Lifestyle CNA
Ademi: Nëse vërtetohen efektet anësore, EMA mund të

Ornela Ademi, shkencëtare në Agjencinë Evropiane të Barnave thotë se ky institucion pritet që të marrë vendim mbi vaksinën e ?AstraZeneca? këtë të enjte ndërsa të martën është mbajtur një mbledhje urgjente ku janë diskutuar rastet e dyshuara të efekteve anësore.

Znj. Ademi duke folur për Euronews Albania nga selia e EMA në Hagë tha se në mbledhje ishin të ftuar përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar pasi në këtë vend ka pasur vaksinim të gjerë, ku 13 milionë persona kanë marrë vaksinën ?AstraZeneca?, ndërsa në të gjithë vendet e BE janë vaksinuar 5 milionë njerëz me këtë vaksinë.

?Përveç mpiksjes së gjakut ka pasur dhe hemorragji tek pacientët që kanë marrë vaksinën, por nuk do të thotë domosdoshmërish se këto evente lidhen me vetë vaksinën. Do të përgatitet një panoramë e plotë e situatës, do të shikohet nëse ka shkak-pasojë. Nëse është e vërtetë ose jo, mbi këtë do të merren vendime?, u shpreh shkencëtarja.

Sipas znj. Ademi vendet që kanë ndërmarrë pezullimin e vaksinës e kanë bërë këtë si masë parandaluese për të pritur vendimin nga EMA-s. Ndërkohë në rast se dyshimet do të vërtetohen atëherë mund të kemi tërheqjen e miratimit të vaksinës për përdorim.

?Në rastin më të keq nëse vërtetohet se këto evente kanë lidhje me vaksinën atëherë dhe në rastin më fat keq vendoset që kjo vaksinë është e rrezikshme për shëndetin publik, atëherë EMA tërheq miratimin e vaksinës dhe nuk lejohet të administrohet në të gjithë Evropën?, deklaroi ajo./euronews

Lajmet e fundit nga