Connect with Us

Zbulohet sekreti i pathyeshmërisë, te Chelsea komunikojnë me kode

Premier Liga

Zbulohet sekreti i pathyeshmërisë, te Chelsea komunikojnë me kode

Publikuar

-

Me barazimin pa gola ndaj Leeds United në transfertë, Chelsea ka zgjatur edhe më shumë numrin e ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel, pasi tani numëron plot 12 të tilla, 10 prej të cilave në kampionatin anglez.

Blutë e Londrës kanë fituar 6 ndeshje në kampionat nën drejtimin e Tuchel dhe kanë barazuar 4 të tjera, ndërsa numri i sukseseve shkon në 8 nëse shtojmë edhe fitoren ndaj Barnsley në FA Cup dhe atë ndaj Atleitcos së Madridit në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht Chelsea i Tuchel është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Sarrit për numrin e takimeve pa humbje radhazi, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv nën drejtimin e gjermanit, është edhe fakti që skuadra ka pësuar vetëm dy gola gjithsej.

Për të gjithë këtë histori ka një sekret, pasi mediat angleze zbulojnë se tekniku po shfrytëzon një komunikim me kode, që e njohin vetëm futbollistët e tij, për t’u shpjeguar atyre lëvizjet që duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Një nga kundërshtarët e londinezëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka zbuluar se gjatë përballjes me Chelsean nuk kuptonte çfarë thoshin lojtarët me njëri-tjetrin, por vetëm vërente se ata e dinin në mënyrë perfekte çfarë duhej të bënin në fushë.

“Në fushë nuk e kupton se çfarë po ndodh, por ata e dinë ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të lëvizin në fushë. Sulmet e tyre janë shumë të shpejtë dhe “vdekjeprurës”, pasi shumë herë një lojtar e jep pasimin pa parë fare ku është shoku i skuadrës, thjesht e di që duhet të jetë në atë pozicion. Përdorin fjalë të ndryshme, për situata të ndryshme, në mënyrë që të mos kuptohen nga kundërshtarët”, ka thënë një futbollist i Premier League, emri i të cilit nuk zbulohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti ka marrë një humbje shokuese 1-2 në kampionat kundër skuadrës së Lidsit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31 të Premier Ligës angleze.

Heroi i Lidsit ishte mesfushori Dallas, i cili realizoi një dygolësh në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve teksa ishte Dallas, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i miqve, Kuper, doli me karton kuq duke e lënë skuadrën e Bielsës me 10 lojtarë.

Djemtë e Pep u zgjuan vonë, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 76’ të takimit me anë të sulmuesit anësor Torrez. Kur  sfida po shkonte drejt fundit për golin e fitores mendoj dyshja Alioski-Dallas, ku pas një asisti fantastik të shqiptarit, Dallas shënoi të dytin për Lidsin dhe të dytin personal për t’i dhënë kështu një fitore të madhe ekipit të Bielsës.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Largojeni atë m*t”, shpërthen Granit Xhaka

Publikuar

-

Nga

Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gareth Bale: Kam parë një UFO

Publikuar

-

Nga

Jeta jashtëtokësore është misteri më i madh që nuk e gjen ende një përfytyrim të saktë. Të paktën jo sa i përket njerëzve të thjeshtë, pasi shpeshherë informacionet e marra mbahen sekret në mënyrë që të mos përhapet paniku. Por a ekzistojnë UFO-t? Për këtë pyetje, Gareth Bale nuk e mendon dy herë që t’i jap përgjigje.

Në një intervistë të veçantë me shokun e skuadrës, Rondon, ylli uellsian kishte siguri maksimale: “Ata ekzistojnë me 100%. Ka shumë teori konspirative, por ka edhe imazhe që janë të publikuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk janë falsifikim, i kanë hedhur vetë. Normalisht që janë sekrete qeveritare, por unë kam parë vetë UFO”, u shpreh Bale.

LEXO TE PLOTE