LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërbohet Meta/ Flet për gjak dhe xhelatë

15 Mars 2021, 11:02, Politikë CNA
Tërbohet Meta/ Flet për gjak dhe xhelatë

Gjatë konferencës për media Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai po bën betejë jo për veten e tij, por për të gjithë.

Teksa fliste me tone te ashpra, Meta tha se për zgjedhje të lira dhe për demokracin do të derdhet gjak.

“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante.
Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni. Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Gjak i derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Duan që të terrozizojnë popullin.Përgjigja do të jetë një popull i terë ndaj horrave”,– tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga