Connect with Us

Pse agjërimi dhe Kreshma këtë vit kanë një rëndësi të veçantë?

Sociale

Pse agjërimi dhe Kreshma këtë vit kanë një rëndësi të veçantë?

Publikuar

-

Sipas kalandarit liturgjik dhe veçanërisht për Pashkën, që këtë vit kremtohen në 2 maj, Kisha Orthodhokse nis të Hënën e Bardhë të Kreshmëve të Mëdha.

Termi kreshmë vjen nga latinishtja kuarezimo (40 ditësh). Kreshma për të krishterët ka lidhje me 40 ditëshin e agjërimit të Zotit Krisht në shkretëtirën e Judesë, ashtu siç na thuhet tek Ungjilli : “Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë,ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria. (Luka 4 ;1-2)
Kuptimi i kreshmës do të thotë ndalim dhe largim me liri të plotë nga disa ushqime me bazë shtazore si mish, peshk, bulmet dhe nënproduktet e tyre dhe konsumimi vetëm i ushqimeve me bazë bimore.

Përveç Kreshmës në traditën e Kishës Orthodhokse ka edhe agjërimin, që do të thotë moskonsumimi i asnjë ushqimi, as ujit, deri në të perënduar të diellit dhe konsumimi pas perëndimit të diellit bëhet vetëm bukë dhe ujë.
Kreshma si vetpërmbajtje e ka fillesën që në zanafillën e jetës njerëzore dhe ishte rregulli i parë, që iu dha nga Zoti çiftit të parë njerëzor, Adamit dhe Evës. Sipas Biblës, Zoti Perëndi e vendosi njeriun në një kopësht, në lindje që u quajt Eden dhe i dha për ushqim: ““Barin e fushës që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë që ka fruta dhe që përmbajnë farë, kjo do të jetë për ushqim” (Zanafilla 1:29)

Por që ai të ushtronte lirinë e tij, Zoti i dha edhe ligjin e kreshmës: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zanafilla 2:16-17).
Por njeriu e shpërdoroi lirinë e tij në përpjekjen e vetme për t’u bërë si Perëndia, duke ndjekur udhëzimet e djallit: “Atëherë gjarpri i tha gruas: ju nuk keni për të vdekur aspak por Perëndia e di që ditën që do të hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni si Perëndia në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen” (Zanafilla 3:4-5).

Njeriu fatkeqësisht nuk e mbajti ligjin e kreshmës: “Dhe gruaja e pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë dhe ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë. Dhe ajo mori nga frutat e saj dhe hëngri, i dha dhe burrit të saj që ishte me të, hëngri dhe ai. Atëherë iu hapën sytë e tyre dhe panë që ishin lakuriq, kështu që ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar.“”(Zanafilla. 3:6-7).

Mosmbajtja e kreshmës e nxori Adamin dhe Evën dhe të gjithë njerëzimin nga Edeni, parajsa tokësore në një botë të prishur nga pasojat e mëkatit, aspak miqësore, konfliktuale, plot privime, sëmundje e vdekje.(Zanafilla K 3)

Prandaj besimtarët e krishterë, që fillojnë kreshmën, e identifikojnë veten me çiftin e parë njerëzor Adamin dhe Evën, duke vajtuar rënien e tyre në mëkat dhe pasojat e mëkatit, thjesht nga mosmbajtja e porosisë së kreshmës: “Mos ha nga pema e ndaluar”
Të krishterët ndërgjegjësohen se shkaku i mëkatit të parë edhe i gjithë mëkateve, i shkeljeve morale është lakmia, ashtu si tek Zanafilla na thuhet : ” Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.(Zanafilla 3-6)
Prandaj kreshma, që është vetëpërmbajte, i kundërvihet në fillim lakmisë për ushqim të tepëruar dhe pastaj çdo lakmie mëkatare, që cilësohen si veprat e mishit: “kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.” (Galatasve 5 :19-21)
Duke filluar nga përmbajtja në gjërat e vogla si kreshma ushqimore përfundimisht ata do të ushtrohen dhe forcohen të thonë jo tundimit të lakmisë, të plotësojnë porositë morale të Zotit dhe të mbushen me frytet e Frymës së Shenjtë që janë: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.” (Galatasve 5-22)

Njerëzit duke qënë tejmase lakmiqarë janë bërë sot: “egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj…Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme, të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.” (2 Timotheu 2-7)

“Për këto gjërave zemërimi i Perëndisë vjen mbi bijtë e mosbindjes”. (Kolosianëve 3 -6)
Zemërimi i Perëndisë shprehet në mënyrë pedagogjike tek njerëzit me anë e vrasjes së ndërgjegjes, katstrofave natyrore, sëmundjeve, ashtu siç po ndodh edhe me këtë pandemi, e cila lejohet nga Zoti si qortim për këtë brez të pabesë dhe imoral. Në këtë të keqe globale kanë pjesë edhe të krishterët, sidoemos që kanë rënë në miqësi me botën, por ata kanë harruar fjalët qortuese të apostujve: “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? (Jakovi 4-4) dhe “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.” (1 Joani 2-17)Mënyra më e sigurtë që të largohet zemërimi i drejtë i Perëndisë kundër mëkatarëve dhe botës t’i kthehet normaliteti është pendimi i shoqëruar me agjërim edhe kreshmim.

LEXO EDHE:  Për Jennifer Lopez tek një burrë nuk ka rëndësi pamja

Shumë katastrofa natyrore dhe ndëshkime njerëzore janë shmangur kur njerëzit janë penduar kanë agjëruar apo kreshmuar.
Në Bibël, tek profeti Jona na tregohet se Ninivitët popull mëkatar, që ishin caktuar për shkatërrim, shpëtuan zemërimit të Perëndisë se u penduan me agjërim nga paralajmërimi Jonas, ashtu si na përshkruhet : “Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet” Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata. Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi. Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: “Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë; por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t’i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim”.

Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen, që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri”.(Jona 3 4-10)
Po ashtu profeti Joel i drejton këto fjalë urgjente popullit të Izraelit, që ishte i ndëshkuar nga Perëndia për mëkatet e tyre: “Shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni pleq dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë suaj dhe klithini Zotit. Prandaj tani thotë Zoti kthehuni te Unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime. I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit…Të dalë dhëndëri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërores, midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, shërbyesit e Zotit le të thonë: Fale o Zot popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve sepse do të thonë midis popujve: Ku është Perëndia i tyre” (Joel 1:14. 2:12, 15, 16, 17).

A nuk është në të tillë gjëndje katastrofike njerëzimi sot?

Kjo kreshmë, e këtij viti, ka një rëndësi të veçantë, sepse pas kësaj të keqe, prapa këtij virusi vrastar dhe tinzar fshihet djalli, demonët, të cilët duket qartë se kanë marrë të drejta mbi trupat dhe jetët e njerëzve për shkak të mëkateve të tyre.

Zoti Jisu Krisht tha: “Ky lloj demoni nuk del veçse nëpërmjet lutjes dhe agjërimit” (Mateu 17:21)
Prandaj nuk ka mënyrë më të mirë shpëtimi kundër kësaj të keqe globale se kreshmimi me pendim. Kjo është “vaksina” çudibërëse kundër coronavirusit, që Zoti ua jep falas të krishterëve orthodhoksë, jo vetëm për veten, por edhe për gjithë njerëzimin.

Të krishterët janë thirrur në këtë periudhë të vitit të agjërojnë, kreshmojnë 40 ditë me pendim jo vetëm për vetën e tyre por edhe për botën, sepse Zoti tha ju jeni : “si kripa e tokës” dhe ” si drita e botës” (Mateu 5, 13-16), dmth janë ata që kanë përgjegjësi ta ndriçojnë njerëzimin e erësuar nga padija me besimin e tyre të vërtet dhe ta ruajnë botën nga kalbëzimi dhe prishja e mëkatit me shembullin e tyre moral edhe nëpërmjet pendimit me kreshmim që është një rikthim 180 gradë, nga mëkati tek virtyti, nga djalli njerivrasës tek Zoti i Gjithmëshirshëm.
Prandaj Kisha Orthodokse i nxit besimtarët në fillim kreshme: “ Le të agjërojmë me një agjërim të pëlqyer te Zoti, ky është agjërimi i vërtetë: largim nga e liga, frenim i gjuhës, prerja e zemërimit, ndalimi i epshit, i fjalëve të këqija, genjështrave dhe mallkimeve. Ndalimi i tyre është agjërimi i vërtetë dhe i pranueshëm nga Zoti” (Himn i mbrëmësores së të Hënës së javës së parë)

“Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë. Drejtësia jote do të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë pararoja jote. Atëherë do të thërrasësh dhe Zoti do të përgjigjet. Do të bërtasësh dhe ai do të thotë: “Ja ku jam.” (Isaia. 58:3-9)
Kreshmë të lehta dhe të na gjejë Pashka të gëzuar me jetë e shëndet. Amin./ Nga: Miron Çako

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

FOTO-Dielli lind ndryshe në Korçë/ Qyteti plot ngjyra në festën e Karnevaleve

Publikuar

-

Nga

Korça është një nga qytetet që rizgjoi traditën e karnevaleve. Sot në këtë qytet festohen Karnevalet, ku njerëzit kanë sjellë një sërë kostumesh dhe personazhezh nëpërmjet maskimeve të tyre.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

LEXO EDHE:  Rëndësia e qëndrimit të drejtë të trupit
LEXO EDHE:  Fillon Kreshma e Pashkës/ Të hënën, 19 Shkurt 2018

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët në protestë/ Akuza Evis Kushit: Na mashtruat

Publikuar

-

Nga

Maturantët kanë dalë sot në një protestë para Ministrisë së Arsimit. Protesta vjen një ditë pas provimit të Matematikës, për të cilin maturantët pretendojnë se pyetjen ishin shumë të vështira.

Maturantët janë mbledhur në protestë dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen, derisa të ketë një përgjigje nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Maturantët pretendojnë se Evis Kushi i ka gënjyer, duke iu thënë se pyetjet nuk do ishin të vështira.

LEXO EDHE:  Rëndësia e qëndrimit të drejtë të trupit

LEXO EDHE:  Zgjidh një letër dhe do të zbulojmë çfarë është e rëndësishme për ty

“Protesta jonë ka të bëjë me ata që nuk i mbajtën premtimet. Ministri e turpit, na gënjyet. Do protestojmë gjatë gjithë javës, derisa e drejta jonë të shkojë në vend. Nuk do futemi as në provimet e tjera, derisa të na japin një përgjigje. Presim një përgjigje nga Evis Kushi.

Ajo doli e tha që pyetjet do ishin të lehta, do kuptoheshin, por jo ishte një mashtrim.”-tha një maturante, në një prononcim për Report tv.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Vjehrra më shkatërroi jetën”/ Gruaja rrëfen konfliktin në familje, lutja përlotëse për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka mbërritur një rrëfim ku në thelb është ndërhyrja e vjehrrës në çift. Një grua që ka dëshiruar të mbetet anonime tregon se si nëna e ish-burrit të saj ndikoi derisa ajo marrëdhënie shkoi në dhunë e ajo u detyrua të largohet, ndërsa gjykata nuk ia dha fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike.

Prekëse është lutja që ajo bën për vajzat që të pranojnë ta takojnë e të kuptojnë se çfarë kushtesh ekstreme të dhunës e kanë detyruar të ikë natën nga shtëpia. Kjo situatë konfliktuale, e gjendur shpesh në realitetin tonë, është marrë në analizë nga specialistët, psikologe Aleksandra Puci dhe avokat Saimir Lame. Pasi janë njohur me jetën e rënduar të kësaj gruaje që është përballur me akuzat e stisura për tradhti bashkëshortore, psikologia Puci thotë se ndërhyrjet e palëve të treta, kanë impakt shumë negativ, ndërsa shton se ndodh rëndom që gratë tolerojnë dhunën duke shpresuar se raportet do rregullohen apo se edhe një fëmijë do i afrojë edhe më shumë.-raporton bw.

LEXO EDHE:  Për Jennifer Lopez tek një burrë nuk ka rëndësi pamja
LEXO EDHE:  Merkel: SHBA gjithnjë partneri më i rëndësishëm i Evropës

“Kur partnerët nuk kanë pasur komunikim që në fillim, nuk mund ta kenë më vonë..”-thotë Puci.

Avokati Saimir Lame shprehet mbi këtë histori a situata të ngjashme se prindërit e divorcuar keqkuptojnë procesin, pasi mendojnë se do humbin të drejtën e prindërimit e shton se pikërisht këtu është roli i gjykatës për të ndarë siç duhet përgjegjësitë e secilit. Lame vëren se ish-partnerët i përdorim fëmijët si hakmarrje ndaj njëri-tjetrit, e pranon se palët vënë shpesh si faktor kryesor të ndarjes, ndërhyrjen e familjarëve, në rastin konkret të vjehrrës e cila manipuloi dhe vajzat e vogla për t’i larguar nga nëna e tyre.

LEXO TE PLOTE