LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i bindet urdhrit të policisë/ Arrestohet në Shkodër "i forti" me Range Rover

15 Mars 2021, 10:24, Kronika CNA
Nuk i bindet urdhrit të policisë/ Arrestohet në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale R.D, pas një kontrolli të befasishëm për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë më armë zjarri.

Sipas policisë , bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë dhe arrestimi i 41-vjeçarit, banues në lagjen Perash, për veprën ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit?.

Shtetasi, me drejtimin e mjetit ?Range Rover? pasi ka parë shenjën e policisë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi duke vënë në rrezik dhe jetën e punonjësve të policisë. Policia ka bllokuar mjetin në qëndër të Parrucës, në lagjen ?Qemal Stafa?, me rezultatin e prangosjes së 41-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip ?Range Rover?, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga