LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, një President "i çmendur" që kërkon gjak për zgjedhje

15 Mars 2021, 11:33, Politikë CNA
Meta, një President "i çmendur" që kërkon gjak

Ilir Meta, Presidenti që nuk është më president, sa vjen edhe çmendet më shumë.

Sot në një komunikim me gazetarët, Meta doli për të justifikuar veprimet e tij antikushtetuese dhe antinormale për një njeri publik. Për justifikim, Meta tha se në zyrat e FRD-së ishin ngjitur letra pa firmë dhe pa vulë e sipas tij si kreu i shtetit duhet të reagonte për të mbrojtur Kushtetutët.

Por si mund të mbrohet Kushtetuta duke e shkelur? Në një shtet normal demokratik, funksioni i një presidenti është që të rrijë mbi palët dhe të ndërmjetësojë mbi konfliktet që mund të ketë.

Por jo, Kushtetuta nuk mund të mbrohet me dhunë dhe teorikisht Meta e di këtë gjë. Por nuk do ta pranojë, sepse Meta si kryetar i LSI dhe opozitës de facto, po nis përgatitjet e tij për të mosnjohur zgjedhjet në rast se partia e tij humb dhe nuk vjen në pushtet.

Por rrjedhja e Metës sa vjen bëhet edhe më e madhe dhe më e dukshme. Pas thirrjes se do të presë duart atyre që prekin kutitë e votimit, sot lëshoi një tjetër thirrje për gjak dhe xhelat në 25 prill.

Revoltat dhe vrasjen e njerëzve Meta e ka plan të qartë dhe të panegociueshëm.

Gara e 25 prillit do të jetë tepër e fortë, kjo edhe në varësi të sondazheve. Mazhoranca dhe opozita nuk do të kenë ndonjë diferencë të madhe votash dhe kjo e bën situatën disi të tensionuar. Presidenti Meta tregoi se i trembet edhe një bashkëqeverisje mes PD dhe PS.

Por shqiptarët nuk e meritojnë Metën as si president, as si kryetar parti dhe as në një funksion publik. Prej 30 vitesh ai ka mbajtur postet më të larta, duke nisur nga kryeministër, kryetar Kuvendi dhe u bë edhe president. Çfarë kërkon akoma Meta nga shqiptarët që po kërkon t?i vrasë? Nuk është ngopur akoma me pushtet, para dhe flori, për të cilin po akuzohet prej vitesh.

Një tronditje e madhe që i ka prekur trurin presidentit është reforma në drejtësi. Meta është subjekti i parë që dyshohet se e kap SPAK dhe BKH dhe për të shmangur këtë po bën çmos që të marrë frenat e pushtetit për të mos e lejuar sekuestrimin e pasurisë dhe çuarjen prapa hekurave./CNA.al

Lajmet e fundit nga