LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërrijnë 9360 doza të tjera të Pfizer/ Manastirliu dhe Ahmetaj i presin në Rinas

15 Mars 2021, 20:26, Lifestyle CNA
Mbërrijnë 9360 doza të tjera të Pfizer/ Manastirliu dhe

Vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin ?Nënë Tereza? 9360 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri përgjegjës për koordinimin e punës gjatë pandemisë së koronavirusit, Arben Ahmetaj.

Manastirliu tha se me dozat e reja do të përmbyllet i gjithë procesi i vaksinimit me bluzat e bardha dhe do vijojë vaksinimi i moshave +80.

?Sot kemi edhe doza të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer, do të vijojmë me rivaksinimin, pra dozat e dyta. Do të përmbyllim të gjithë procesin e vaksinimit me bluzat e bardha për të siguruar mbrojtjen e plotë dhe efikasitetin e vaksinimit si proces. Do vijojmë me vaksinimin +80, ndërkohë që presim edhe vaksina të tjera?, u shpreh ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga