LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kortizonikët kanë shtuar rastet me diabet”/ Mjeku Toti këshilla kolegëve

15 Mars 2021, 19:32, Lifestyle CNA
“Kortizonikët kanë shtuar rastet me diabet”/ Mjeku Toti

Mjeku endokrinolog në spitalin ?Nënë Tereza?, Florian Toti, ka folur për përdorimin e medikamenteve te të sëmurët me Covid-19.

Toti tha se përdorimi i gjerë i medikamenteve me bazë kortizoniku gjatë pandemisë ka sjellë përkeqësim të shëndetit te të sëmurët diabetikë.

Profesori i asociuar deklaroi në News 24 se gjithashtu kortizonet kanë bërë që të shfaqet diabeti edhe te persona që nuk e kanë pasur më parë

?Që nga periudha e nëntorit e këtej më mbrapa është vënë re një shtim shumë i madh i numrit të personave me diabet, por jo vetëm. Kanë filluar trajtimin me kortizonik, shpesh me doza të mëdhaja, ka sjellë përkeqësim të diabetit ose kanë sjellë shfaqjen e diabetit tek ata persona që nuk njiheshin më parë për diabetikë?, u shpreh ai, ndërsa theksoi se te disa persona diabeti mund të zhduket me ndalimin e përdorimit të kortizonikëve.

?Pasi hiqet kortikoterapia kthehen në ritmin e tyre të zakonshëm, diabeti zhduket, por kujdes se janë persona të rrezikuar për këtë sëmundje në vitet në vazhdim?, nënvizoi ai, ndërkohë që këshilloi kolegët që përpara se të niset mjekimi me kortizonikë të matet niveli i sheqerit në gjak./ CNA.al

Lajmet e fundit nga