LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Përmbaruesi “shkel” gjykatën, përzë forcërisht pronarët afër Kishës së Laçit

15 Mars 2021, 22:30, Denoncim CNA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbaruesit privat Lefter Canaj, i cili ka ekzekutuar një masë sigurie që nuk ishte caktuar nga gjykata. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Gjini, e cila ka në pronësi një sipërfaqe toke në afërsi të Kishës së Laçit.

Këtë pronë e kanë pasur në zotërim pas viteve ?90. Disa vite më parë, anëtarët e familjes janë dëbuar nga prona, vendim të cilin e kanë kundërshtuar në Gjykatën e Kurbinit. Kjo e fundit, por edhe Apeli i Tiranës, kanë urdhëruar ?rikthimin e familjes në atë pronë?. ?Pronën e kemi të regjistruar në Hipotekë. Në këtë pronë kemi pasur një aktivitet tregtar për shitjen e suvenirëve? thotë Preng Gjini, ndërsa shton se me atë pronë ushqeheshin dy familje, pasi biznesi i tyre ishte regjistruar në Bashkinë e Kurbinit.

?Në vitin 2018, Kisha bën një padi në Gjykatën Administrative për pavlefshmëri të dokumenteve hipotekore. Procesi endet sa në shkallën e parë dhe të apelit dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndërkohë, pa u shqyrtuar çështja e themelit, pala kundërshtare bën një kërkesë për sigurim padie. Gjykata e Apelit Administrativ vendos në vitin 2018 që të pranojë pjesërisht këtë kërkesë, duke vendosur ?të mos kryejë asnjë punim apo veprim mbi pronën objekt gjykimi’? thotë Preng Gjini, ndërsa shton se këtë vendim, Kisha e ka dërguar në Përmbarimin Shtetëror të Kurbinit. Ky përmbarim e ka ekzekutuar, duke e dërguar vendimin në Hipotekë dhe në Bashki. Pra, që mos të shitej prona dhe mos të ndërtohej në atë zonë. Por jo të ndalohej familja Gjini të ushtronte aktivitetin tregtar.

Familja Gjini thotë se në asnjë rresht të vendimit nuk ndalohet tregtimi i suvenirëve. Pasi janë të regjistruar. Kisha e tërheq dosjes nga përmbarimi shtetëror dhe ia çon përmbaruesit privat Lefter Canaj. Ky i fundit shkon te prona dhe i largon me forcë anëtarët e familjes Gjini, madje u heq edhe aktivitetin tregtar.

VIDEO: At Marash Marinaj takoi gjyqtarin para vendimit
Sipas familjes, një nga anëtarët e trupit gjykues që ka dhënë vendimin për masën e sigurimit ka qenë z.Arjan Qafa. Fiks Fare siguroi një video të gjyqtarit (ish gjyqtarit, të larguar në 2020 nga vetingu) Arjan Qafa në zyrën personale të priftit të Kishës së Laçit, Marash Marinaj, para shënies së vendimit. ?Video është bërë nga unë dhe takimi është realizuar para vendimit të Gjykatës Administrative. Mendoj se me ndërhyrje është dhënë një vendim i tillë. Unë e kam me dokumente. Nëse prona do të ishte e Kishës së Laçit, unë do e falja. Por nuk është në pronë të Kishës, s?ka lidhje me Kishën. Është në hyrje. Ekzekutimi i vendimit nga ana e përmbaruesit Lefter Canaj është i kundraligjshëm? thotë ai, ndërsa sipas një regjistrimi të veprimeve të përmbarimit, avokati i familjes i tregon z.Canaj edhe arsyetimin e vendimit, por ai nuk dënjon ta lexojë.
Pas ankesës, gazetarët interesohen fillimisht pranë Kishës së Laçit, ku asnjë përgjegjës nuk pranon të japë shpjegime apo intervistë. Ndërkohë, gazetarët insistojnë disa herë të takojnë përmbaruesin Lefter Canaj, por ai nuk pranon të japë shpjegime. ?Përmbaruesi e ka të ndaluar të japë informacion palëve të treta si dhe medias? na komunikoi përmbaruesi nëpërmjet mesazheve.

Gjykata dhe përmbarimi shtetëror: Canaj tejkaloi vendimin e gjykatës

Pas përplasjeve mes përmbaruesit privat Lefter Canaj dhe familjes Gjini, Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Kurbin. Në përgjigje, kjo zyrë thotë se fillimisht e kanë pasur ata dosjen për ekzekutim. Madje i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative për të interpretuar vendimin e sigurimit të padisë. ?Në pjesën arsyetuese të vendimit dhe në dispozitiv nuk përcaktohet nëse shitja e suvenirëve mbi këtë pronë është një ndër masat e marra nga Gjykata. Dhe në këto kushte kjo gjykatë ka çmuar se nuk është në kushtet kur Zyra Përmbarimore Kurbin mund të kërkojë të urdhërohet kryerja e veprimeve të posaçme, kur titulli ekzekutiv për këtë nuk është i qartë? thotë Përmbarimi Shtetëror i Kurvinit.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë edhe Gjykatës Administrative të Tiranës, duke i kërkuar nëse në vendimin e vitit 2018 ka qenë i drejtë largimi me forcë i familjes Gjini për të kryer tregti në atë pronë. Sipas përgjigjes, ?është e dukshme se nuk është marrë në shqyrtim fakti i kryerjes së aktivitetit tregtar nga pala e paditur?. Gjykata Administrative e Apelit ka analizuar edhe vendimin e dytë, atë të saktësimit të vendimit të sigurimit të padisë. Në këtë përgjigje, ajo pohon se ?Pala e paditur kishte detyrimin të mos kryheshin në pronën objekt konflikti, veprime që janë të lidhura me moskryerjen e punimeve, si dhe të veprimeve administrative apo juridike, në të cilat nuk përfshihet veprimtaria tregtare?.
Pra, përmbaruesi Lefter Canaj ka tejkaluar vendimin e gjykatës, duke ekzekutuar edhe një masë e cila nuk ishte dhënë nga gjykata!/ tch

Lajmet e fundit nga