LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon Meta/ Pronat e Ushtrisë dhe të Komunitetit Fetar janë dhënë në mënyrë të paligjshme

15 Mars 2021, 20:52, Politikë CNA
Denoncon Meta/ Pronat e Ushtrisë dhe të Komunitetit Fetar janë

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar mbrëmjen e sotme se pronat e Ushtrisë janë dhënë në mënyrë të paligjshme.

Meta tha se ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes, por pretendon se kjo e fundit nuk ia ka dhënë as për pronat e Ushtrisë dhe as për pronat e Komunitetit Fetar.

Kreu i Shtetit paralajmëroi në Syri Tv se për çdo pronë që është dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbahet përgjegjësi.

?Prej vitesh Ministria e Drejtësisë nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar.

Ministria e Mbrojtjes nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura  për pronat e Ushtrisë.

Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës?, theksoi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga