LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dash Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale

15 Mars 2021, 20:16, Politikë CNA
Dash Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka rëndësi se ku qëndron i renditur në  listën e kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga PD.

Ndonëse z. Shehi është i pozicionuar në vendin e 13, thotë se në zgjedhje do të marrë vota mjaftueshëm për të hyrë në Parlamentin e ri me vota preferencianle.

?Ne jemi luftëtarë te vjetër, ne rrimë aty ku është kufiri se shtyjmë përpara të tjerët. Unë ato votat e mia i marr dhe kaloj. Nuk trembem se sa vota do të marr, mund të marr 20-30 mijë vota preferenciale. Minimalisht marr 10 mijë vota?, shprehet ai.

Z. Shehi theksoi se nuk ka asnjë betejë personale me kryeministrin Edi Rama, por i cilësoi sulmet e tij aspak të hijshme për një kryeministër. Ai tha se pikërisht këto deklarata kanë nxitur dhe dhunën në fushatë.

?Nuk kam hapur betejë personale me asnjërin, ai e ka me mua. Nuk e di, nuk i pëlqej dhe nuk jam fort i pashëm?, tha ai me ironi.

Dashamir Shehi kërkoi që më 25 prill të votohet në masë kundër qeverisë duke mos lënë anash ndonjë pakënaqësi që qytetarët mund të kenë me elementë të veçantë në opozitë.

?Opozita shqiptare nuk është më e mira në botë, nuk është ?Klubi i Engjëjve?, jemi bashkuar rrugës, por jemi këtu në funksion të një projeksioni të madh. Ndryshimet tona janë të natyrës politike?, tha kreu i LZHK-së.

Lajmet e fundit nga