Connect with Us

Çiljeta i bashkohet PS/ Shumë nga ju habiten që më shikojnë këtu, por lali Eri më ka fituar zemrën

Politikë

Çiljeta i bashkohet PS/ Shumë nga ju habiten që më shikojnë këtu, por lali Eri më ka fituar zemrën

Publikuar

-

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u shfaq sot krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Çiljeta ka qenë sot në Kavajë me Veliajn dhe është shprehur se ndoshta shumë persona mund të jenë të habitur që e shohin atje, me të, por “Lali Eri i ka fituar zemrën”.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shohin sot këtu. Unë dua të them vetëm dy fjalë: Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë. Ma ke fituar zemrën dhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri, me një zemër të madhe. Të paktën mesa e kam njohur unë kohët e fundit nga afër. Unë sot jam si Çiljeta, si artiste. Sot te ju shoh veten time përpara shumë vitesh kur kisha ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do ju jepja: vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja sepse ajo do zgjoj çdo gjë. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, kjo ishte këshilla ime: Ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron”, tha këngëtarja.

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës në mbledhjen e Kryetarëve/ Kundërpërgjigjet PS

Këngëtarja prej vitesh ka qenë pjesë e PD, ku ka përkrahur shumë fort ish kryeministrin Sali Berisha. Vite më parë ajo ka shprehur simpatinë e saj për Berishën dhe këndonte në fushatat zgjedhore të PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  ‘5 është ora e zgjimit për Lulin’/ Rama tallet keq me Bashën: Çfarë mund të presësh nga ky njeri!

LEXO EDHE:  Astrit Patozit dhe Doktorit, për Çakallin që shqyen kopetë/Nga Elvi FUNDO

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi në një tjetër Bashki/ PS shpallet fituese

LEXO EDHE:  '5 është ora e zgjimit për Lulin'/ Rama tallet keq me Bashën: Çfarë mund të presësh nga ky njeri!

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE