Connect with Us

Alimehmeti ngre alarmin/ Kujdes me mjekimin e Covid, po abuzohet me antibiotikët e kortizonikët

Shëndeti

Alimehmeti ngre alarmin/ Kujdes me mjekimin e Covid, po abuzohet me antibiotikët e kortizonikët

Publikuar

-

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë.

Një nga shqetësimet e mëdha sipas Alimehmetit është përdorimi pa kriter i antibiotikëve dhe i kortizonikëve.

Kemi një mbipërdorim, kemi një përdorim shumë herët të antibiotikëve. Do të thotë që në fazat e parë, që në ditët e para, që në fazë virale përdoren antibiotik më shumicë. Fatkeqësisht nuk përdoren vetëm nga popullata vet por përshkruhen në shumë raste dhe nga mjek. Është për tu evituar sepse e dimë që antibiotiku nuk i bën asgjë virusit dhe fazës virale. Nëse mbivendoset infeksioni bakterial, nëse vendoset pneumoni bakteriale atëhere po antibiotiku është i përshtatshëm, duhet të përshkruhet gjithmonë nga mjeku.

LEXO EDHE:  Hapja e fushatës elektorale/ Alibeaj e pranon: Nuk respektuam ligjin për numrin minimal të qytetarëve

 Gjithashtu kortizoniku i filluar herët është risk i shtuar për pacientin, duhet të niset kur ka nevojë trupi për të marrë oksigjen nga jashtë.

Deri në atë moment kortizoni bën më shumë dëm se mirë. Kortizoniku ul përgjigjen imunitare të trupit e cila është shumë e rëndësishme në përgjigjen ndaj virusit gjatë fazës virale, ku të themi të drejtën zgjidhet shumica dërrmuese e rasteve. Kemi dhe një risk të dytë që kortizonikët rrisin tensionin, rrisin sheqerin në gjak, mund të bëjnë që të shpërthejnë situata të tjera”, shpjegoi Alimehmeti në Report tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbetet i lartë numri i të infektuarëve me Covid 19/ Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste  në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste  në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.

Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Koraqi: Mutacioni mund të ketë mbërritur në Shqipëri

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Koraqi: Mutacioni mund të ketë mbërritur në Shqipëri

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        849

Të shëruar në 24 orë      982

Të shtruar në spitale       216

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 4,769

 

Testime totale              1,147,151

Raste pozitive               162,173

Raste të shëruara         146,827

Raste Aktive                  12,772



Humbje jete                     2,574

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5,469

Shkodër          1,323

Fier                  1,174

Durrës             1,152

Vlorë               796

Lezhë              646

Elbasan           645

Berat               513

Korçë              303

Kukës              287

Gjirokastër      260

Dibër                204

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Ermand Mertenika/ Njihuni me skanuesin e venave, pajisjen mjekësore të çmuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Skanuesi i venave është një pajisje mjekësore e cila me anë të drites (diodes) Infra-red bën të mundur gjetjen në mënyre precise dhe të saktë të venës me të mirë dhe më të përshtatshme për të realizuar një injeksion, infusion, vendojsen e kateterëve intra-venozë, vigonëve  e te tjera  procedura.

Skanuesi i venave përdor burimin e dritës Infra të kuqe për të krijuar hartën e kapilarëve venozë.

(Venat  janë kapilarë gjaku në të cilën qarkullon gjak i pasur me dioksid karboni (CO2)  i cili transferohet me anë të zemrës në pulmone (Mushkeritë tona) për tu pasuruar me Oksigjen (O2) dhe më pas për tu shpërndare në të gjithë trupin tonë.

Harta venoze shfaqet në ekranin e skanuesit të venave ose në zonen (siperfaqen e lekurës) ku aplikohet rrezatimi Infra-I kuq.

Skanuesi i venave aplikohet më  tepër tek pacientët  në të cilën mjeku ose infermieri e ka shumë të veshtirë të gjejë venën për të  vendosur  vigonin apo gjilpërën në mënyre të saktë pa dëmtuar venën, sidomosh flasim për paciente obezë (sasia e lartë e yndyrnave në trup).

LEXO EDHE:  Si ta dalloni nëse jeni prekur nga varianti ‘Delta’?/ Taulant Muka sqaron qytetarët

LEXO EDHE:  Si ta dalloni nëse jeni prekur nga varianti ‘Delta’?/ Taulant Muka sqaron qytetarët



Aktualisht në vëndet e zhvilluara,  teknologjia e skanimit të venave është shumë i përdorshëm për arsye sepse janë sisteme spitalore mjaft cilësore dhe kualiteti i shërbimit mjekësor është shumë i lartë dhe gjithashtu për shkak të numrit të lartë të popullsisë.

Aktualisht kjo pajisje mundon në Shqipëri por shpresojmë që një ditë do fillojë të aplikohet në sistemin tone spitalor.

Skanuesi i venave përdoret në qendrat spitalore, poliklinikat mjekësore  për të ofruar nje kualitet të lartë dhe mjaft cilësor në diagnostikimin e pacienteve./ CNA.al

Ermand Mertenika  ( Inxhinier Bio-Medikal)

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 950 raste pozitive me Covid 19, ja sa persona humbën jetën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 959 persona,  dhe kanë humbur jetën 6 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.

LEXO EDHE:  A i duhet përforcues vaksinës J&J teksa përhapet varianti Delta?

LEXO EDHE:  Covid jashtë kontrollit/ Manastirliu ngre alarmin: Shumë shpejt ezaurojmë kapacitetet e spitaleve

Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (17 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        959

Të shëruar në 24 orë      891

Të shtruar në spitale       215

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 5106

 



Testime totale              1,142,382

Raste pozitive               161,324

Raste të shëruara         145,845

Raste Aktive                  12,910

Humbje jete                     2,569

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5477

Shkodër          1413

Durrës             1160

Fier                  1160

Vlorë               791

Lezhë              679

Elbasan           636

Berat               532

Korçë              319

Kukës              286

Gjirokastër      240

Dibër                217…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE