LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja industriale e votave/ Pasuria e prokurorit, që amnistoi të dyshuarit nga hetimet

14 Mars 2021, 10:02, Vetingu CNA
Vjedhja industriale e votave/ Pasuria e prokurorit, që amnistoi të

Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-pongut nga Krimet e Rënda në Dibër dhe nga Dibra në SPAK, për të përfunduar më pas në Dibër.

Prokurori që i dha epilogun, kësaj dosjeje ishte Urim Buci.

Hetimet për dosjen 184 kanë zgjatur dy  vite, përfshirë këtu edhe transkriptimin e një numri të konsiderueshëm bisedash telefonike dhe me 19 shtator të 2018-ës, Krimet e Rënda, regjistruan fillimin e procedimit penal për vetëm 7 nga 17 persona që ishin kallëzuar.

Por, me kalimin e dosjes në Dibër, prokurori Urim Buci, thuajse e ka përgjysmuar numrin e personave të akuzuar.

Dosja  184 është dërguar në Gjykatë  me të pandehur shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hoti. Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale ?Shpërdorim detyre? dhe ?Kanosje e zgjedhësve?.

Ndërkohë, organi i akuzës, pra prokurori Buci ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala, Arben Keshin (familjarin e anëtares së KLP, Esmeralda Keshit), Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Për prokurorin që ka dërguar në Gjykatë dosjen 184, hetimet-Vetting kanë nisur  në Dhjetor të vitit 2020.

CNA.al ka shkuar përtej aspektit profesional të prokurorit Buci, duke u ndalur edhe tek pasuria e tij.

Në deklarimin fillestar, në vitin 2004, kur Urim Buci mbante pozicionin e oficerit të policisë gjyqësore,  thotë se është bashkëpronar në një banesë 2 katëshe me vlerë 10 000 milion lekë si dhe posedon një automjet Benz me vlerë 600 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2015, kur është emëruar prokuror, ai deklaron Tokë arë me sipërfaqe 724 m2 dhe 276 m2,  me vlerë 200 000 lekë dhe 200 000 lekë, në bashkëpronësi me vëllain.

Gjithashtu ai deklaron një autoveturë Volsvagen Golf me vlerë 2 000 euro dhe një godinë banimi 3+1 me papafingo, në Kamëz.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Urim Buci, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2004

Banesë 2 katëshe, me sip 150 m2 në bashkëpronësi me vëllain me vlerë 10 000 milion lekë.

Automjet Benz, me vlerë 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues i opgj, 46 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Tokë arë me sip 724 m2 në bashkëpronësi me vëllain, me vlerë 200 000 lekë.

Tokë arë me sip. 276 m2, në bashkëpronësi me vëllain, me vlerë 200 000 lekë.

Autoveturë Volsvagen Golf me vlerë 2 000 euro.

Godinë banimi 3+1 me papafingo, në Kamëz.

Llogari page e subjektit deklarues, 35 300 lekë.

Cash në shtëpi, 1 200 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 494 241 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues i opgj, 738 418 lekë.

Ovedraft 110 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Llogari bankare, -104 545 lekë.

Cash në shtëpi 780 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,  49 433 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues  si prokuror në Dibër, 80 500 lekë.

Ovedraft 110 000 lekë.

Automjet Daimler Chrysler e bashkëshortes, 3 000 euro.

Llogari page e bashkëshortit, 104 998 lekë.

Viti 2016

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,  547 527 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues  si prokuror në Dibër, 1 084 158 lekë.

Ovedraft 110 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,  859 854 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues  si prokuror në Dibër, 1 077 157 lekë.

Viti 2018

Gjendja në llogarinë e pagës së subjektit deklarues, 26 596 lekë.

Overdraft 300 000 lekë.

Dhënie me qira e ap 1+1 në Kukës, 24 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues  si prokuror në Dibër, 1 497 976 lekë dhe dieta, 35 000 lekë.

Qira për shtëpi banimi 192 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 700 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga