LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Balla i 'nxjerr bojën' Bashës/ “Kandidati i Durrësit i dënuar për drogë”

14 Mars 2021, 17:12, Politikë CNA
Video-Balla i 'nxjerr bojën' Bashës/

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kapur ?me presh në dorë? demokratët.

Balla para pak minutash ka postuar një video në rrjetet sociale ku dëshmon se Rezart Tusha, ka qenë i dënuar për drogë në Zvicër. Tusha  është kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Durrësit.

Basha ka hedhur shpesh akuza për Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai rrethohet dhe drekon me kriminele, por për ironi të fatit Kryedemokrati nuk e ka vënë re se dhe në listat e tij ka një të dënuar.

?Kriminelët, kriminelët…? ? PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër”, shkruan Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga