LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot starton show më i ri i humorit/ “Kosherja” me Bes Kallakun dhe Jona Spahiun do na shoqërojë gjatë

14 Mars 2021, 14:05, Lifestyle CNA
Sot starton show më i ri i humorit/ “Kosherja” me Bes Kallakun

Mbrëmjen e sotme në ekranet e të gjithë shqiptarëve do të vijë show më i ri i humorit, ?Kosherja? në ABC News.

Aktori Bes Kallaku, i cili së bashku me Jona Spahiun do të moderojnë show më të ri, ku është zbuluar edhe skenografia e programit.

Në ?Kosheren? simpatike do të ngjiten aktorë nga Shqipëria e Kosova përfshirë edhe vetë Bes Kallakun, i cili i ka munguar ekranit që pas përfundimit të ?Be Caffee?.

Mësohet se Kallaku do të sjellë për publikun personazhe të vjetër, por edhe personazhe të rinj, që me siguri do t?i duartrokisni.

Nën regjinë e Altin Bashës ky show humori do të jetë një tjetër oaz buzëqeshjesh në ekranet shqiptare.

Një gjë sot në mbrëmje është e garantuar, e qeshura nuk do të mungojë, ndaj le të ndjekim ?Kosheren? për më shumë argëtim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga