LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes militantëve në Elbasan/ Dash Shehi: U organizua nga Rama

14 Mars 2021, 21:24, Politikë CNA
Sherri mes militantëve në Elbasan/ Dash Shehi: U organizua nga Rama

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka reaguar për sherrin që ndodhi ditën e sotme mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Gjatë një live në rrjetet sociale, Shehi ngriti akuzat se ishte kryeministri Edi Rama ai që organizoi militantët për të ofenduar Lulzim Bashën dhe sipas tij kjo nuk ka lidhje me politikën.

Ai pretendon se Rama ka veshur këpucët e marrisë dhe po bredh poshtë e lart ku të gjejë ndonjë sherr me idenë që do të trembet opozita.

?Sot është një ditë feste, Dita e Verës. Nuk është ndonjë festë shumë e madhe për Shqipërinë, se vitet e fundit kemi filluar ta festojmë, megjithatë zë njëfarë vendi. Është një festë që u prish sot. Nuk kishim ndonjë pritshmëri të madhe se çdo ndodhte për Ditë Vere, por ishte një pritshmëri e vogël përtej halleve dhe problemeve që kanë shqiptarët.

Dhe normalisht edhe këtë Ditë Vere e mori kryeministri, e futi në arsenalin armëve të veta të betejës për zgjedhje. Nuk po them që pjesa jonë opozitare nuk bërtiti në Elbasan, Rama ik, por ik është thirrje politike, në kohë zgjedhjesh është normale. Ai kori i organizuar nga kryeministri ?të bëfsha nënë e motrën? për kryetarin e opozitës ishte e organizuar, kjo s?ka lidhje me politikën. Ky ka veshur këpucët e marrisë së vet dhe bredh poshtë e lart ku të gjejë ndonjë sherr me idenë që do të trembet opozita. Me idenë që qytetarin e ndershëm e tremb paramilitari?, theksoi Shehi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga