LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja e militantëve PS-PD/ Kushi: Ështe e turpshme që një parti politike përçan festën

14 Mars 2021, 10:49, Politikë CNA
Përplasja e militantëve PS-PD/ Kushi: Ështe e turpshme që

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Elbasan ka qenë i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila njëkohësisht është kandidatë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qytet.

Kushi foli përpara mediave rreth incidentit që shkaktuan të rinjtë e Partisë Demokratike.

Ajo e cilësoi këtë si një veprim të turpshëm të PD-së dhe si një përçarje  për festën e ditës së verës.

?Më vjen shumë keq që sot ndodhi ajo ngjarje, që asnjëherë nuk kishte ndodhur që një parti politike të përçajë festën, kjo është e turpshme. Populli i Elbasanit do t?ua japi përgjigjen atyre që përçajnë. Me vjen shumë keq për atë shfaqje pasi tradicionalisht dita e Verës ka qene festa më e bukur që i bashkon të gjithë njerëzit?, tha Kushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga