LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja e militantëve PS-PD/ Artan Hoxha: Të dyja palët kishin “çunat” e vet, ishallah s’nis lufta

14 Mars 2021, 22:09, Politikë CNA
Përplasja e militantëve PS-PD/ Artan Hoxha: Të dyja palët

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për sherrin mes militantëve të PD-së dhe PS-së që ndodhi në Elbasan gjatë vizitës së dy palëve politike, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Hoxha ka komentuar në statusin e gazetarit Bledar Kuka, i cili pretendon se të fortët e qeverive shantazhojnë qytetarët para çdo fushate zgjedhore.

Por gazetari investigativ nuk ka rënë dakord me këtë deklaratë të tij dhe thotë se të dyja palët kishin ?çunat? e vet.

Sipas tij, faji është edhe i Ramës, por edhe i Bashës, ndërsa ironizon të dyja palët politike.

?Bledi mos u ngut, se të dyja palët kishin ?çunat? e vet, hë të keqen. Çunat e Gazit menduan meqë është mes qyteti nuk do kishte reagim dhe nisën me Rama ik, kur u erdh përgjigja Basha, Basha… motrën e shikon si shkon hesapi…

Gabimi është i të dyja palëve aty, se nuk nxitën militantët në mes qytetit kundër njëri-tjetrit, sepse Basha apo Rama ikin në shtëpitë e tyre, kurse ata me çanta krahqafë të trokasin te dera e shtëpisë…

Deri sot në Elbasan ka patur pakt mos sulmimi mes çunave PS-PD, drurin e hante vetëm LSI… ishallah nuk nis lufta se Gaz Bardhi dhe Taulanti duhet të veshin brek hekuri në Elbasan…?, shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga