LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas sherrit virtual me Meritonin/ Noizy “thumbon” Don Xhonin

14 Mars 2021, 11:02, Lifestyle CNA
Pas sherrit virtual me Meritonin/ Noizy “thumbon” Don Xhonin

Reperi i njohur Noizy ka patur disa përplasje virtuale me reperët më të rinj të muzikë hip-hop. Pas një debati me Matolalen, Noizy ka thumbuar një tjetër reper, Don Xhonin.

Pasi Don Xhoni kishte publikuar një video ku një pjesëtar i gruput OTR, Dulla kishte pëlqyer videon e tij ku ka qenë në emisionin e Meriton Mjekiqit, Noizy ka reaguar ndaj tij duke publikuar disa statuse në Instastory.

Ai ka publikuar statuse të Don Xhonit në kohën kur ai dëgjonte dhe shpërndante këngët e Noizyt. ?Kalo ka grupi jonë, se ki m?u bo gej. Hajde te idhulli jot, se nuk t?nguci t?premtoj? shkruante Noizy.

Nuk ka munguar as replika dhe ironia e  Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s?kishte ç?dëgjonte tjetër. Gjithashtu, ai shkruan me ironi: ?Nuk e kam pa folloëin, s?muj me t?lon ty si fans, kam respekt për ty.?/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga