Connect with Us

“Mbajti peng” pronën e qytetarit në Gjirin e Lalzit/ Gjyqtarja e Administratives që fshihet pas kredive

Vetingu

“Mbajti peng” pronën e qytetarit në Gjirin e Lalzit/ Gjyqtarja e Administratives që fshihet pas kredive

Publikuar

-

“Mbajti peng” pronën e qytetarit në Gjirin e Lalzit/ Gjyqtarja e Administratives që fshihet pas kredive

Gjyqtarja Rezarta Paja (Aliu), po hetohet nga Vettingu që prej më shumë se një viti.

Gjyqtarja Paja e ka nisur karrierën në Gjykatën e Përmetit dhe vitet e fundit është transferuar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Durrës.

Në lidhje me detyrën e saj në Durrës, ka pasur edhe denonciem në emisione investigative.

Në vitin 2020, emisioni “Fiks fare”, transmetoi denoncimin e një qytetari që tregoi se gjyqtarja Paja po i mbante “peng” pronën dhe s’po ia linte ta legalizojë.

Bëhej fjalë objekt në Gjirin e Lalzit, përkatësisht në Draç, për të cilin Gentian Mesiti kishte aplikuar për legalizim.

Aluizni ia kishte përjashtuar nga legalizimi me arsyetimin se objekti është më pak se 145 metra afër bregut të detit,  ndaj qytetari i ishte drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, e cila kishte caktuar një ekspert për të bërë matjet.

Këtu hyn në lojë gjyqtarja Rezarta Paja (Aliu), e cila pasi cakton ekspertin, rrëzon ekspertizën e hartuar prej tij, duke llogaritur vetë baticat, zbaticat, pra, duke bërë diçka që nuk ishte në tagrin e gjyqtares.

Në aktin e ekspertimit, të depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Durrës , të gjitha distancat ishin mbi 150 metra. Por që ky akt ekspertimi u hodh poshtë nga gjyqtarja me arsyetimin se eksperti nuk kishte bërë mirë matjet e fenomenit të baticës dhe zbaticës.

Këtë gjë kishte marrë përsipër ta bënte gjyqtarja Paja, pavarësisht se sa njohuri kishte në atë fushë.

Gjyqtarja heshti një vit më parë të deklarohej për këtë çështje, por ajo ende nuk ka dhënë llogari në tavolinën e Vettingut.

Vetë gjyqtarja, kur është fjala për veten e saj, pasurinë duket se di ta ndajë mirë. Ajo deklaron një sërë patundshmërisht në fshatrat e Elbasanit, makina deri në 4 000 euro, por edhe kredi nga ajo për blerje shtëpie, deri tek kreditë konsumatore si për blerje celulari etj.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Rezarta Paja.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Tokë, arë 14, 423 m2 në Belsh, Elbasan, ku zotëron 25 %.

Tokë, arë 13 295 m2 në Belsh, Elbasan, ku zotëron 25 %.

Tokë, arë 2070 m2 në Belsh, Elbasan, ku zotëron 25 %.

Tokë, truall 250 m2 në Belsh, Elbasan, ku zotëron 25 %.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 317 100 lekë.

Kredi bankare në shumën 554 664 lekë. Pa shlyer 535 670 lekë.

Kredi bankare në shumën 101 800 lekë. Pa shlyer 40 920 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 800 679 lekë.

Kredi bankare në shumën 554 664 lekë. Pa shlyer 345 224 lekë.

Kredi bankare në shumën 101 800 lekë. Pa shlyer 3 785 lekë.

Kredi bankare në shumën 613 181 18 lekë. Pa shlyer 562 072 23 lekë.

Overdraft 40 000 lekë. Shlyer.

Overdraft 65 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 796 924 lekë.

Kredi bankare në shumën 554 664 lekë. Pa shlyer 387 830 lekë.

Kredi bankare në shumën 613 181 18 lekë. Pa shlyer  438 472 23 lekë.

Overdraft 65 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga pga 350 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 853 553 lekë, shpërblim 18 000 lekë, dieta 140 198 lekë dhe rimbursim për pasaportën e shërbimit, 6 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 554 664 lekë. Pa shlyer 239 990 lekë.

Kredi bankare në shumën 613 181 18 lekë. Pa shlyer 316 002 38  lekë.

Overdraft 65 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 851 810 lekë, shpërblim 9 000 lekë, dieta 143 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 554 664 lekë. Shlyer.

Kredi bankare në shumën 613 181 18 lekë. Shlyer.

Overdraft 65 000 lekë. Shlyer.

Hua, në shumën 500 000 lekë.

Overdraft në shumën 75 000 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë.

Kredi bankare për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, 92 800  lekë.

Kredi bankare për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, 57 200 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 961 723 lekë, dieta 150 000 lekë.

Hua, në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer, 400 000 lekë.

Overdraft në shumën 75 000 lekë.

LEXO EDHE:  Liroi të dënuarit me burg/ Vajza e gjyqtares bën deklaratën e forte: Mami ka qenë e detyruar

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 832 366 18 lekë.

Kredi bankare për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, 92 800  lekë. Shlyer.

Kredi bankare për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, 57 200 lekë. Pa shlyer 44 759 88 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë.

Automjet Benz Mercedez në emër të bashkëshortit me vletrë 5 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga Ministria e Brendshme, 786  579 lekë.

Kredi konsumatore në emër të bashkëshortit në shumën 310 500 lekë. Pa shlyer 148 363 29 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 564 926 lekë, dieta 143 000 lekë, nga raporti i lindjes, 477 526 lekë dhe shpërblimi për lindjen e fëmijës, 9 513 lekë.

Kursime në shumën 500 000 lekë.

Hua, në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer, 350 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer, 467 747 46 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 725 527 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Ministria e Brendshme, 845 747 lekë.

Kredi konsumatore në emër të bashkëshortit në shumën 310 500 lekë. Pa shlyer 59 183 94 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 1 118 483 lekë, nga raporti i lindjes, 103 575 lekë.

Depozitë bankare në shumën 220 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer, 383 236 17 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 615 802 18 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë.

Kredi për blerje telefoni në shumën 42 990 lekë. Pa shlyer 40  513 43 lekë.

Kredi për blerje telefoni në shumën 55 990 lekë.

Kredi për blerje telefoni në shumën 76 800 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, 447 372 99 lekë.

Viti 2016

Tokë arë 4 000 m2 në Gradishtë, Elbasan me vlerë, 888 000 lekë, ku zotëron 1/7.

Tokë arë 16 000 m2 dhe 14 425 m2 në Gradishtë, Elbasan me vlerë, 3 552 000 lekë dhe 3 202 350, ku zotëron 1/7.

Tokë arë 11 750 m2 dhe 13 295 m2 në Gradishtë, Elbasan me vlerë, 3 552 000 lekë dhe 2 951 490 lekë, ku zotëron 1/7.

Tokë arë 2070 m2 në Gradishtë, Elbasan me vlerë, 459 540 lekë, ku zotëron 1/7.

Tookë, truall 250 m2  dhe ndërtesë 145 m2 në Gradishtë, Elbasan me vlerë, 86 250 lekë dhe 50 750 lekë, ku zotëron 1/7.

Autoveturë Mercedez Benz, me vlerë 4 000 euro.

Autoveturë Mercedez Benz, me vlerë 140 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën, 223 267 20.

Shitur automjeti për pjesë këmbimi në shumën 135 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 1 185 502 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, 942 405 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 503 082 11 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 200 000 lekë. Pa shlyer, 972 780 53 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare në shumën 224 796 19 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 1 227 475 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, 931 555 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 386 498 29 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 200 000 lekë. Pa shlyer, 578 052 16 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë. Pa shlyer 117 165 12 lekë.

Viti 2018

Depozitë bankare në shumën 1 569 26 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Përmet, 734 413 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjykatën Administrative, Durrës, 530 896 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, 898 343 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në Yzberisht në shumën 4 950 000 lekë. Pa shlyer 4 297 027 86 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 200 000 lekë. Pa shlyer, 578 052 16 lekë.

Mastercard në shumën 150 000 lekë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Shkodër/ Kush është shënjestra e radhës

LEXO EDHE:   Paskal Milo kërkon vetting për politikanët/ Të pastrohet Parlamenti nga mafia e krimi

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  Drejtësia/Pesë hapat për implementimin e reformës dhe pastrimin e sistemit

LEXO EDHE:  Prokurorja e radhës në sitën e Vettingut/ Do ta kalojë "klasën" Fatjona Memçaj?

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE