Connect with Us

“Janë viktimat më të mëdha të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Politikë

“Janë viktimat më të mëdha të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Publikuar

-

“Janë viktimat më të madhe të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Në javën e grave, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u bëri thirrje grave dhe vajzave t’i bashkohen ndryshimit në 25 Prill.

Gjatë një takimi, ku u diskutuan problemet kryesore të grave sot në vend, fokusi ishte tek keqtrajtimi që qeveria u ka bërë grave dhe vajzave për 8 vjet.

Gruaja, është viktima më e madhe e keqqeverisjes së Edi Ramës. Gruaja sot është e papaunë, është e braktisur, është e shpërfillur, e përçmuar, është e dhunuar nga vetë shteti”, u shpreh ajo,  ndërsa vuri në dukje edhe përgjegjësinë e qeverisë për valën e lartë të emigracionit, që ka ndarë nënat nga fëmijët.

Fëmijët tanë e kanë mendjen për të ikur. Nuk duan të rrinë, nuk kanë mundësi arsimimi, sepse kjo qeveri ka rritur tarifat, ka ndryshuar rregullat për maturantët në prag të provimëve, sepse të rinjtë nuk gjejnë dot një punë dhe nuk e zhvillojnë dot biznesin. Një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie është kurbeti. Edi Rama ka kthyer kurbetin, sepse ai do që të sundojë me injorantin, me trafikantin, të cilët i futi edhe në parlament”, tha demokratja.

LEXO EDHE:  “PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

Shumë gra sollën përvojën e tyre  dhe bënë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimet nga puna, për mungesën e alternativës, për gjuhën dhe aktet dhunuese të shtetit ndaj grave, për rritjen e kostos së jetesës, pa rritur pagat dhe pensionet.

Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë. Më 25 prill gratë do të bëjnë ndryshimin. Do të jenë gratë që do të sjellin fitoren e madhe të PD. Do të votoni për alternativën më të mirë me kryeministër Lulzim Bashën, për më shumë punësim, për paga e pensione më të larta, që fëmijët tanë t’i mbajmë këtu”, ishte apeli i Vokshit për gratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Konfirmohen 5 viktima nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

LEXO EDHE:  “PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Pse u arrestua miku i Edi Ramës në Arabinë Saudite?

LEXO EDHE:  Rama zbulon detaje nga takimi/ Çfarë diskutoi me kryetarët e tre grupeve palamentare të opozitës

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE