LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

14 marsi/ Këto janë dy ngjarjet historike në qytetin e Pogradecit

14 Mars 2021, 13:33, Kulturë CNA
14 marsi/ Këto janë dy ngjarjet historike në qytetin e Pogradecit

Teksa sot është 14 Marsi dita  e Verës dhe të gjithë janë përqëndruar tek urimet për shëndet dhe mbarësi apo deri tek incidentet në Elbasan, në qytetin e Pogradecit janë shënuar dy ngjarje shumë të rëndësisht për historinë e qytetit. Ato janë sjellë në vëmendje nga kandidati për deputet i këtij qyteti Bledi Çomo në postimet e tij në rrjetet sociale. Bëhet fjalë së pari për 134 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Pogradec e hapur 1 javë pas asaj të Korçës dhe një tjetër ngjarje e rëndësishme është krijimi i shoqërsië së parë sportive në këtë qytet që në vitin 1915. Më poshtë edhe postimet e kandidatit:

134 vite nga Shkolla e parë shqipe në Pogradec.

Përpjekjet e patriotëve pogradecarë bënë që të hapet shkolla e parë shqipe në Pogradec më 14 Mars 1887, një javë pas çeljes së shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës, me mësues Koço Sotirin.

1. Patriotët e shoqërisë ?Drita? dhe ?Dituria? të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, siguruan të ardhura financiare e libra shqip. Në fillim në këtë shkollë ishin 11 nxënës, pas një kohë të shkurtër u bënë 22. Shkolla frekuentohej nga djemtë e prindërve me ndienja patriotike, të cilët donin që fëmijët e tyre të mësonin shkrimin shqip e mësimet t’i bënin në gjuhën shqipe. Shkolla ishte e përbashkët për fëmijët e familjeve të krishtera e myslimane. Kjo gjë rriste ndërgjegjen kombëtare dhe realizonte bashkimin politik të popullit të Pogradecit.

Nuk harrojmë

Ngjarje Historike

2. Shoqëria e parë sportive dhe kulturore në Pogradec u ngrit  në 14 mars 1915 të cilën e quajtën ?Trupi Gjimnastik?. Kjo Shoqatë e cila kishte  objektivin kryesor ?Edukimin e fëmijëve dhe të rinjve me ndjenja kombëtare dhe zhvillimin e tyre fizik? mori përsipër në ato vite të vështira barrën e rëndë të edukimit fizik dhe kulturor të rinjve pogradecarë.

Sipas dokumenteve, kjo Shoqëri do të mbështetet nga patriote, mësues, qytetarë dhe të rinj të cilët me aktivitetet e organizuara i dhanë tjetër gjallëri jetës sportive dhe kulturore të Pogradecit në ato vite. Në krye qëndronte mësuesi Mihal Ballkameni i ndihmuar  nga Thanas Kërxhalli dhe patriotë të tjerë.

Ngjarje Historike./CNA.al

Lajmet e fundit nga