LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Husi/ Manastirliu: Profesionist i rrallë dhe i palodhur

13 Mars 2021, 08:55, Sociale CNA
Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Husi/ Manastirliu: Profesionist i rrallë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjkeut Gerond Husit.

Manastirliu shkruan se doktor Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve ndërsa e konsideron profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.

?E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19. Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët. Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm. U presh në paqe Dr. Geri?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga